Adriani dhe Luana nuk janë më bashkë. Dashuria mes tyre është zbehur dhe çifti i njohur tashmë ka shkëputur çdo marrëdhënie mes tyre, madje si duket nuk janë as miq.

Pasi mësuam që ata të dy nuk janë bashkë, duke u vërtetuar edhe nga statusi që kishte ndryshuar këngëtari në facebook, ne vendosëm të hulumtojmë më shumë në lidhje me këtë rast.

Shikuam se në shoqërinë e Adrianit nuk ekzistonte Luana dhe e kundërta. Më pas kontaktuam të dy protagonistët e njohur dhe ja çfarë na treguan ata. “Unë jam ndarë qëkur nga Luana, por tash po tregoj për këtë gjë, se ndihem jo mirë kur më pyesin.” Kështu fillon rrëfimin e tij për “Panorama plus” këngëtari i mirënjohur nga Shkupi, Adrian Gaxha.

Lidhja e tyre rreth 4-vjeçare dukej shumë e qëlluar dhe ajo u kurorëzua me një fejesë të fshehtë në qytetin e Sarandës këtë verë, ku Adriani i kishte dhuruar edhe një unazë Luanës. Por siç duket, kjo fejesë nuk e ka ndihmuar çiftin e famshëm që të vazhdojë lidhjen e tyre të dashurisë, por që të dy kanë vendosur të ndahen dhe të vazhdojnë gjithsecili rrugët në karrierë.

Po për çfarë arsye ky çift i famshëm është ndarë, nuk arritëm ta mësojmë ekzaktësisht, por ja se çfarë tregon Adriani: “Po thjesht s’jemi për njëritjetrin. Më mirë të jem i sinqertë e të tregoj sesa të aktroj kur të më pyesin nëpër intervista”, thekson ai. Adriani dhe Luana kanë 4 vite bashkë, por me një vit pauzë ka ndodhur para dy vitesh, e cila ishte një ndarje momentale ku më pas u bë dhe një ribashkim i çiftit. “Nuk e di saktë sepse ne kemi katër vite, por një vit pauzë kemi pasur para dy vitesh dhe kjo domethënë tri vite bashkë”, thekson Adriani në pyetjen tonë se sa kohë ka që kur janë njohur dhe kanë filluar lidhjen. “Unë s’kam dëshirë të flas shumë gjëra, por thjesht dëshiroj të jem i sinqertë dhe të tregoj realitetin, që të mos më pyesin për lidhjen që kam pasur. Nuk jam aktor të aktroj se gjasme jam në lidhje”, përfundon Adriani. Ndërsa në anën tjetër kontaktuam Luanën, për të marrë një koment edhe nga ajo në lidhje me rastin në fjalë. “Unë dhe Adriani i kemi vendosur kështu punët, ama s’mund të vazhdohet më me shkrime”, thekson në fund Luana.

CILAT ISHIN LIDHJET E ADRIANIT PARA SE TË NJIHEJ ME LUANËN!?

Sanja Nikoliç është një nga të parat femra që ka kaluar në duart e Adrianit para disa vitesh. Sanja është modele shumë e njohur në Maqedoni dhe me Adrianin ka kaluar një kohë të gjatë, kurse tani ajo është e angazhuar si imazh publicitar për disa kompani këtu në Tiranë, por edhe pse punon këtu, ajo nuk është shumë e njohur. Violeta Raleva është një tjetër personazh shumë i njohur në Maqedoni, që ka qenë e dashur e Adrianit. Violeta është bërë personazh shumë i njohur falë hyrjes në spektaklin “Big Brother” në Serbi, madje ka qenë protagoniste në një nga klipet e Adrianit, së bashku me motrën e saj binjake. Përveç Sanjës dhe Violetës, Adriani ka flirtuar edhe me shumë bukuroshe të tjera, disa të zbuluara e disa ende të pazbuluara, por të paktën ngelet një nga këngëtarët më të mirë dhe më seksi të muzikës, që lakmohet nga çdo femër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here