Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca përqafohen në skenë Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca, megjithëse të ndarë prej kohësh, vazhdojnë të mbesin ndër më të pëlqyerit dhe të komentuarit nga publiku.

Ditë më parë u publikua një fotografi ku afër Adrianit në plazh shihej një femër për të cilën u tha se ishte ish e dashura e tij, Luana, transmeton Telegrafi.

Çifti i famshëm janë takuar edhe në festivalin “Summer Fest” në Ulqin, ku motrat Vjollca janë prezantuese.

Mysafir special të kësaj mbrëmje ishte këngëtari Adrian Gaxha i shoqëruar me Lindon Berishën dhe Florianin.

Ka qenë Luana ajo që e ka prezantuar në një mënyrë të veçantë ish të dashurin e saj me të cilin edhe janë përqafuar në skenë, duke lënë të hapur edhe një mundësi bashkëpunimi muzikor.

Por ajo që “kënaqi” fansat ishte edhe fustani i shkurtër i motrës së Luanës, Marinës e cila për një moment ia zbuloi edhe prapanicën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here