Spektakli i ndarjeve të çmimeve të muzikës shqiptare brenda një viti, “Zhurma Show Awards 2012” edhe pak ditë dhe po vjen.

Ndërsa ne mësojmë se i ftuar në këtë event do të jetë edhe “Stari’ nga Gjermania, këngëtari shqiptar Ardian Bujupi.

Gjithashtu mësojmë se ai nuk është i ftuar në këtë mbrëmje për të kënduar, apo për të ndarë ndonjë çmim, e nëse jo kureshtja jonë shkon më tej, këngëtari si duket do të nderohet me ndonjë çmim. Porse cili do të jetë ky çmim, do ta zbulojmë gjatë mbrëmjes së hënë të 15 tetorit në ZHSHA 2012.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here