adi-krastaModeratori i njohur, Adi Krasta, ka paralajmëruar shikuesit për një largim të ri, ndërsa ka deklaruar në “A Show-n” e së martës në “Vizion Plus” se një televizion i ri i ka bërë një ofertë të mirë, që duket se e ka joshur për një zhvendosje tjetër profesionale. E tashmë dihet që lajmet për largimet nga televizioni ku punon, Adi i bën vetë direkt në ekran, siç ndodhi me largimin e tij nga “Top Channel”, ndërsa deklaroi nga formati “1000 milionë”, se për më shumë para ishte gati ta linte “Top Channel”.

Pas asaj deklarate, ai u largua nga TCH, ndërsa gazetat shkruan arsyet e largimit, që ishte fakti se Krasta nuk e kishte ndier veten të vlerësuar. Po tashmë cili do të jetë stacioni më i ri i Krastës?! Ende nuk ka asgjë të konfirmuar, por burime të brendshme se oferta e mirë për të cilën ai u shpreh, i është bërë për postin e drejtorit të Përgjithshëm nga një televizion i ri ”Agon Channel”, që pritet të fillojë transmetimin së shpejti. Nuk dihet nëse ai do ta lërë programin “A show” në mes të këtij sezoni që sapo ka nisur, apo nëse do e përfundojë si cikël për të nisur një tjetër eksperiencë si drejtor, post i provuar disa vite më parë në “Telesport”. Në show-n e tij të parë për vitin 2012, të titulluar “A Show”, në Pallatin e Kongreseve, ai kishte përgatitur një shfaqje në fakt surprizuese, që e riktheu në ekranin e “Vizion Plus” pas një shkëputjeje tremujore nga “Top Channel”.

Ai nuk përmendi emra, por aludoi qartë aq sa emri të vinte vetë në mendje, e pas çdo aludimi, në ndihmë i vinte një monitor që shfaqte portrete. Shfaqjen e tij të parë duket se e kishte përgatitur për të dhënë mesazhe të rëndësishme për veten dhe shoqërinë shqiptare, pas largimit nga “Top Channel”. Adi Krasta si një ikonë e ekranit për shumë vite, por edhe si një prezantues që është mësuar të jetë i pari në mbi 20 vitet e fundit në ekranet shqiptare, për tre muaj qëndroi jashtë ekranit për t’u rishfaqur në “Vizion Plus”, me sloganin “E para ishte fjala”. Le të shohim tani se si do të tingëllojë në publik kjo lëvizje e re e Krastës.

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here