adi_krasta21“Nuk e di pse po flitet që Krasta vrapon pas parave… Unë gjithë jetën time jam paguar me bordero. Nuk kam ndërtuar asnjëherë diçka nga marrëdhënia ime me paranë, siç kanë bërë shumë kolegë të mitë”… Kështu ka thënë Adi Krasta, dje paradite në emisionin e tij radiofonik në “Love Radio”, dhe, ndërsa ai fliste, ne shënonim fjalët e tij.

Ai është një nga ato personazhe që nuk flasin shpesh për jetën e tyre në shtypin e shkruar. Me këta personazhe, gazetarët “rozë” e gjejnë pothuajse gjithmonë “shpëtimin” duke marrë informacione në rrjetet sociale “Facebook” apo “Twitter”. Mirëpo Krasta nuk është as nga ata… Megjithatë, edhe pse nuk është vetë aktiv në rrjetet sociale, ai lexon shpesh statuset e personazheve të cilët sipas tij shkruajnë gjëra interesante ose “hajvanllëqe apokaliptike” që bëjnë për të qeshur. Po kjo është një histori tjetër, rreth së cilës Adi duhet të na japë një intervistë, për të na treguar konkretisht kush shkruan “mirë apo keq”.

Kthehemi tek jeta e tij private, për të cilën ai flet rrallë, dhe me të drejtë ndonjëherë bëhet edhe “zevzek” për titujt apo fotot e përdorura në intervistat që jep. Pra, nuk është kategorik, por bëhet edhe bashkëpunues, sepse Krasta është djalë i mençur dhe e di se, kur punon për publikun duhet t’i japësh atij edhe copëza private që nuk të prishin asnjë punë e të afrojnë më shumë, të bëjnë të prekshëm. Me këtë mënyrë të të vepruarit e të të punuarit, duhet të pranojmë se showman-in Adi Krasta shqiptarët e duan fort. Në biseda private, por edhe publikisht, Krasta ka thënë shpesh se për të puna në radio është një dashuri e madhe… Dhe është ndoshta kjo, forma më e mirë nëpërmjet së cilës ai ndan gjithçka, edhe jetën e tij private, siç bëri dje. Në një tjetër moment, duke kujtuar prezantuesen italiane Ambra Angolini dhe programin e suksesshëm të pas viteve ’90-të, “Non e la Rai”, moderatori simpatik bëri një krahasim interesant të mënyrës se si grimohen prezantueset në televizionet e Perëndimit, dhe në ato shqiptare. Ai theksoi se ka një “problem të madh” me bishtin e zi të penelit, që vajzat tona bëjnë mbi sy… “Ndryshe nga televizionet italiane, zonjat dhe zonjushat në televizionet shqiptare grimohen shumë keq. Është ai bishti i syve i tmerrshëm që bëjnë femrat shqiptare, që bën menjëherë diferencën… Mendoj që bishti i syve të femrave shqiptare është një nga faktorët që ne nuk bëhemi pjesë e Europës dhe është një tregues mjaft i rëndësishëm”, – përfundoi Adi Krasta.

Urojmë që pas këtij shkrimi ai të vazhdojë të flasë po aq lirshëm dhe hapur në radio, në mënyrë që kjo formë krejt e veçantë e bashkëpunimit që ne zbuluam të vazhdojë gjatë.

Burimi: vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here