Ka vendosur t’i kushtojë kohë një argumenti që te disa ka shkaktuar ankth, ndërsa te të tjerë nuk ka bërë aspak përshtypje. Në programin e tij radiofonik në “Love Radio” Adi Krasta, i cili shfaqet çdo javë në ekranin e “Vizion Plus” me “A show”, ka menduar të mos qëndrojë fare indiferent në lidhje me panikun e shkaktuar sipas kalendarit Maya, për fundin e botës më 21 dhjetor. Në programin e tij në radio, ai i referohet një deklarate të NASA-s, ku thuhej se nuk do të ketë përmbysje, por një errësirë totale në gjithë globin, që do të zgjasë tri ditë.

Krasta, duke informuar dëgjuesit e tij për pritshmëritë në këtë datë, ka lënë gjithçka të hapur në pritje të deklaratave të reja nga NASA. Në lidhje me parashikimet për një apokalips të mundshëm më 21 dhjetor, shumë personazhe të njohur kanë bërë humor, ndërsa ka pasur nga ata që e kanë marrë seriozisht duke përjetuar dhe ankth. Ndërkohë që tashmë në faqet online është publikuar një përgjigje zyrtare e NASA-s për 21 dhjetorin, ku thuhet që : ”Asgjë nuk do të ndodhë, do të jetë një ditë si gjithë të tjerat”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here