Adi Krasta përuron erën e show-t politik në Shqipëri; dhe tok me të, dhe erën e showman-it të rreshtuar e të angazhuar.

E ka bërë në sallën e Pallatit të Kongreseve, nga skena e të cilit është dëgjuar për herë të parë të flitet kundër pushtetit.

Në një sallë të mbushur me një publik të zgjedhur prej tij (të zgjedhur, me sa duket, edhe për të mirëkuptuar e pranuar mesazhet që ai do hidhte), showmani i njohur i ka kapur të gjithë në befasi kur ka deklaruar qysh në krye të herës: Duam rotacion të pushtetit.

Ky ishte një mesazh, të cilit ai më pas i tha përthyerje të shumta të llojit “PD-ja di ta bëjë mirë opozitën”, apo “kjo qeveri duhet të mësojë nga unë, dmth të mbajë dietë, dmth të mos hajë shumë mut”. E duartrokitën dhe ambasadorët që ishin në sallë (nuk ish e rastit që ishin ftuar Arvizu dhe Sequi, por jo Wollfarth-i). I vetmi politikan i ftuar ish Edi Rama.

Show ishte i ndërtuar në stilin ‘Celentano’, dmth kish monologje ku Krasta kish rast të hidhte spica, të bënte humor e të mbante qëndrime, kish intervista të shkurtëra me të ftuar të ndryshëm (të ftuarit e djeshëm ishin të huaj të lidhur në mënyra të ndryshme me Shqipërinë), kish një skenografi jo shumë të rënduar, që Adit vetë i pëlqente ta kualifikonte si të periudhës Belle Epoque, kish disa monitorë të mëdhej, të cilët ishin edhe dekorativë, edhe funksionalë (ai “dialogonte” vazhdimisht me këta monitorë ku shfaqeshin thënie, batuta, karakterizime, portrete, denoncime, etj), kish një orkestër që luante live (ish ajo me emrin Gaspër Çuçia), etj. Mungonin këngët, por këto i kish zëvendësuar me një trupë të mirë baleti.

Publiku u duk sikur e shijoi show-n, i cili u mbajt nën kontroll gjatë gjithë kohës nga Krasta (duke përjashtuar intervistën me personazhin e televizioneve italiane, Platinette). Shkurt, nëse Krasta duhet të ketë pasur ndonjë merak, s’duhet ta ketë më. Gjëja i shkoi shumë mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here