adikrastaxhemishehuarbanaosmaniModeratori i famshëm shqiptar Adi Krasta, ka thënë se femrat shqiptare të televizionet grimohen shumë keq dhe se, sipas tij, kjo është një arsye se pse nuk jemi pjesë e Evropës.

Në një tjetër moment, duke kujtuar prezantuesen italiane Ambra Angolini dhe programin e suksesshëm të pas viteve ’90-të, “Non e la Rai”, moderatori simpatik  bëri një krahasim interesant të mënyrës se si grimohen prezantueset në  televizionet e Perëndimit, dhe në ato shqiptare. Ai theksoi se ka një “problem  të madh” me bishtin e zi të penelit, që vajzat tona bëjnë mbi sy…

“Ndryshe nga televizionet italiane, zonjat dhe zonjushat në televizionet shqiptare grimohen  shumë keq. Është ai bishti i syve i tmerrshëm që bëjnë femrat shqiptare, që bën  menjëherë diferencën… Mendoj që bishti i syve të femrave shqiptare është një  nga faktorët që ne nuk bëhemi pjesë e Europës dhe është një tregues mjaft i rëndësishëm”, – përfundoi Adi Krasta.  Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here