Lajmet për prezantuesin e suksesshëm Adi Krasta, këtë vit nuk kanë të sosur.

Madje, çka thuhet për të së fundi ka qenë gjithmonë sensacion. Largimi nga spektakli i së dielës “E diell” në Top Channel ishte kryelajmi i gjithë mediave rozë.

Më tej nisja e quiz-show-t “100 Milionë” dhe lënia e tij vetëm 3 javë pas nisjes së sezonit të tij të dytë në Shqipëri… Ashtu siç edhe u zbulua dy javë më parë, Adi do të zhvendoset me shumë mundësi në televizionin “Vizion Plus”, ku vite më parë është shfaqur si prezantuesi i spektaklit me një audiencë maksimale “Ethet e së premtes mbrëma”.

Është herët për të folur se çfarë do të bëjë konkretisht këtë herë në këtë televizion Krasta, nëse do të ketë një format të ri të tij, apo do të jetë prezantues i ndonjë programi ekzistues…Gjithsesi këtë herë kemi mësuar se përpos impenjimeve në televizionin privat, Adi Krasta do të jetë prezantuesi i këtij viti jubile të Festivalit në RTSH. Pikërisht në 50-vjetorin e këtij festivali është vendosur pa hezitime që Krasta të jetë drejtuesi i tij, mision të cilin e ka kryer me sukses edhe mjaft herë të tjera.

Por emri i ri që do të jetë në krah të Krastës, dhe që ka çuditur shumë njerëz është emri i këngëtares së muzikës jazz, Eda Zari, e cila jeton prej dy dekadash në Gjermani. Dje në mbrëmje Zari pati koncertin e saj të parë në Tiranë, që duket se i paraprin edhe një prezantimi më të plotë në Shqipëri të këngëtares së suksesshme. Por ndërsa në këngë Eda është profesioniste, nuk dimë sesi ajo do të jetë në prezantim!

Edhe Elton Deda kthehet në Festival
Siç edhe e pamë dje në mbrëmje në programin “The voice”, këngëtari Elton Deda është një nga anëtarët më pikantë të jurisë së këtij programi. Por siç edhe mësuam, për Eltonin zhvendosja në Tiranë nuk është vetëm kjo juri, por edhe një impenjim i madh muzikor.

Këngëtari që ka shënuar suksese të pafundme në skenën e Festivalit të RTSH-së, do të marrë pjesë në këtë garë në këtë edicion të 50-të të tij. Lajmin na e konfirmojnë miq të Eltonit, i cili rikthehet në këtë kompeticion gati pas një dekade. Në skenën e këtij festivali janë shënuar edhe sukseset më të mëdha të Dedës, dhe madje këngët e tij ‘hit’, të cilat janë të preferuara edhe sot nga audienca. Gjithashtu, ai është vlerësuar edhe me çmime. Kthimi i tij në skenë mirëpritet nga çdo fans.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here