Adi Krasta bënë rikthimin senzacional te Top Channel!Moderatori më i mirë shqiptar, Adi Krasta është rikthyer në Top Channel.

Është presidentja e Top Medias Vjollca Hoxha, e cila ka udhëhequr negociatat, shkruan Gazeta Blic.

Krasta ka bërë një vit terheqje nga jeta publike pas mbylljes nga qeveria Rama të programit të tij dhe vetë stacionit televiziv “Agon” në shtator të vitit 2015-të.

Kthimi i Adi Krastës, një nga gazetarët më të respektuar në Shqiptari bëhet në një moment kyç të përpjekjes se brendshme për ringritjen e “Top Channel” në kuotat e lavdisë së vjetër.

Top Media ka një potencial të fuqishëm influencues për publikun shqiptar kudo ku ai ndodhet.

Krasta konsiderohet një levizje e fortë e zonjës Hoxha për t’i rikthyer institucionit të saj autoritetin gazetaresk, shkruan Gazeta Blic.

Sipas informacioneve shumë të kursyera që dalin nga “Top Channel”, Krasta pritet të bëjë një program të ri autorial.

Ai gjithashtu më shumë të ngjarë i kthehet programit të filluar prej tij, “E Diell” për të vazhduar përballjen me konkurencën e stacionit televiziv Klan.

Largimi i bujshëm i Adi Krastës nga Top Channel u pasua me një përballje ligjore nga drejtuesit e atehershëm të Top Channelit, të cilët sot nuk punojnë më për këtë stacion te rëndësishëm televiziv.

Krasta është një folës i hapur, antiqeveritar dhe qëndrimet e tij kundër qeverive të 25 viteve të fundit në Shqipëri e Kosovë, kanë shkaktuar gjithmonë diskutime të forta kundërthënese në publik dhe në ambientet e medias.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here