Konsiderohej favorite e pakontestueshme – këngëtarja më e mirë e spektaklit DSDS, por gjithçka për të përfundoi mbrëmë. Shqiptarja 17 vjeçare, Vanesa Krasniqi u diskualifikua nga gara e mëtejme!

Për diskualifikimin e saj nga ana e publikut, siç shkruajnë mediet gjermane, është befasuar jo vetëm ajo vetë, por edhe juria.

Në fakt, kreu i jurisë Dieter Bohlen kishte pasur vërejtje mbrëmjen e fundit, për herë të parë, për Vanesën.

Gjatë këndimit të këngës “Bleeding Love”, sipas tij, “nuk ka dhënë mjaft”. “Por edhe ajo “pak” që ka dhënë Vanesa, me një zë çfarë e ka ajo, është më shumë se gjithë ajo që mund ta japin shumica në këtë garë”, shkruan një portal gjerman.

Kaq e madhe ka qenë tronditja me rënien e Vanesës sa që fansat e saj kanë kumtuar se duan ta kthejnë këngëtaren shqiptare sërish në garë! “RTL – ktheje Vanesa Krasniqin mbrapa”, është njëri ndër sloganet që vlojnë nëpër rrjetet sociale gjermane.

Adhuruesit e Vanesës e shohin moderatorin Marco Schreyl si fajtor për rënien e saj. Ky i fundit, pak para pjesës së marketingut dhe pas paraqitjes së këngëtares Fabienne kishte paralajmëruar gabimisht: “Tash këndon Joey”. E në fakt në skenë ishte ngjitur Vanesa! Ky gabim, sipas fansave i ka kushtuar Vanesës me një numër votash.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here