Adem Ramadani emocionohet në emision, nuk i mban lotët kur flet për nënënAdem Ramadani ka qenë mysafir në emisionin “n’Kosove Show”, ku ka folur rreth largimit nga muzika, pas përkushtimit ndaj fesë.

Gjatë emisionit, ai i ka kënduar edhe disa ilahi dhe këngë patriotike, natyrisht pa muzikë, derisa prej këngëtarëve shqiptarë të Kosovës ka veçuar Ramadan Krasniqin – Danin, ndërsa nga Maqedonia ka veçuar Adnan Dacin dhe Bekim Dearin.

Një nga momentet emocionuese të emisionit ishte kur teksa tregonte një ngjarje për nënën të një dijetari islam, ai nuk i mbajti lotët. Kjo erdh pasi kishte interpretuar një ilahi për prindërit.

(Këtë pjesë mund ta shikoni pas 1:20:00). /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here