Nuk e kisha menduar këtë pyetje se çfarë çmimi do të doja të merrja nga festivali “Kënga Magjike”, kështu na ka rrëfyer këngëtarja sykaltër Adelina Tahiri për pjesëmarrjen e saj për herë të parë në një kompeticion të tillë.

Ajo, siç tha është pritur shumë mirë dhe ka zgjedhur një baladë me titull “Ti mos u kthe”, për t’u arsyetuar se është vetvetja, një Adelinë më ndryshe për të treguar edhe kualitetet që ka, por edhe karakterin, pasi këngëtarja thotë: -”kështu unë jam tip emotiv”.

Për të festivalet janë për çmime, ndërsa kjo këngë këto ditë do të ketë edhe një video që është punuar nga ‘Max Production”./KosovaSot/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here