Këngëtarja Adelina Thaçi, e cila është e martuar me publicistin Bardhyl Meta, pas dy muajsh pret të bëhet nënë për të parën herë.

Gjatë një interviste për “Infopress”, Adelina ka treguar se foshnja e ardhshme do të jetë një vogëlushe.

“Gjinia e bebit është vajzë. Dëshira ime është plotësuar për çfarë e falënderojë Zotin. Por, fëmija pavarësisht gjinisë, është engjëll dhe bekim për ne”, ka thënë Adelina.

Këngëtarja kosovare gjithashtu ka menduar edhe për emër, por ka hezituar ta tregojë atë publikisht.

“Emrin nuk do të doja ta tregoja deri në momentin që fëmija të ketë lind”, ka shtuar ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here