Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka pak javë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Dale Kadale”.

Si çdo herë ajo befasoi fansat e saj me paraqitjen seksi në klip, e ndërsa duket se pas një pune të lodhshme për këtë projekt, ajo ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë pushim.

Bukuroshja shkupjane ka shkuar në Dubai, për të shijuar plazhin dhe ditët me diell në qytetin e ngrohtë.

Ajo ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale disa fotografi, përmes së cilave ka treguar se ka gjetur qetësinë, teksa shfaqet e shtrirë në [pishinë, duke shijuar ditët e ngrohtë me diell.

Ajo shquhet për linjat e saj seksi, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë për asnjë çast në rrjetet sociale. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here