Adelina Tahiri e cila këto ditë ka realizuar klipin e këngës “Bad boy”, ka thënë se kjo këngë u kushtohet femrave.

“Kjo këngë u kushtohet femrave që kanë ‘fatin’që në jetën e tyre të takohen me djemë të këqinj” theksoi thënë Adelina.

Për bukuroshën Tahiri ka pasur shumë spekulime për një lidhje të mundshme mes saj dhe Lorik Canës. Këto dyshime nga mediat filluan kur ajo ishte parë shumë shpesh në Stamboll të Turqisë.

Por, Adelina nuk u kushton shumë rëndësi këtyre deklaratave, pavarësisht se ajo as nuk ka mohuar e as pohuar një lidhje të mundshme.

“Unë jam munduar të eci me muzikën dhe punën time, e jo me lajme e deklarata që kanë lidhje me jetën time private”.

Deklarata e saj vë në dyshim që kënga ‘Bad boy’ nuk i është kushtuar Lorik Canës. Adelina kohë më parë ka qenë pjesë e reality-shou “VIP Shpija2” ku ka luajtur rolin e agjentës ku ka thënë që ka pranuar ftesën të jetë pjesë e këtij shou jo si konkurrente pas që natyra e saj është shumë e butë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here