Me Lorikun njihemi dhe shoqërohemi… Nuk ka asgjë më shumë për momentin” është përgjigjja e këngëtares maqedonase Adelina Tahiri, duke kërkuar të ndërpresë cdo pikëpytje që mund të lindin për lidhjen e saj me futbollistin e kombëtares.

Në një intervistë për Bluetooth tregon se këto ditë është shumë e ngarkuar me koncerte dhe kënga e re po i ha shumë kohë.

“Bad Girl” është titulli i kësaj të fundi që pritet të dalë shumë shpejt bashkangjitur një videoklipi mjaft interesant.

Dhe titulli i këngës nuk ka të bëjë fare me Adelinën e cila gjatë intervistës tregon se është ‘vajzë mami’, por kurrsesi e llastuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here