Adelina Tahiri shihet e rrethuar me meshkuj të rinj. Ajo që për pak kohë u bë shumë e kërkuar në skenën muzikore, këto ditë do të sjellë në treg një këngë me një klip shumë ndryshe nga të tjerët që ka realizuar deri më tani.

Në foton e siguruar nga xhirimet, këngëtarja Adelina Tahiri shihet e vetme në mesin e shumë djemve, të cilët rrethojnë këngëtaren e do të kenë rolin e etatistëve në videoklipin e ri.

Të shohim nëse do të jetë me të vërtetë suksesi i radhës ky krijim i ri i Adelinës, e cila momentalisht është një nga këngëtaret më të pëlqyera nga të rinjtë jo vetëm për performancat, por edhe për pamjen e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here