Bukuroshja Adelina Tahiri u bë pjesë e diskutimeve në mediat shqiptare dhe maqedonase nga dita e pavarësisë së Maqedonisë, ku u shfaq e veshur me pantollona të shkurta me flamurin amerikan.

Pas kësaj, këngëtarja Tahiri ka reaguar në lidhje me atë se pse çohet kaq shumë pluhur, kur në botë është trend i ri me këtë stil si Beyonce, Britney, Lady Gaga.

Siç duket, këngëtarja e njohur ka ambicie për një karrierë jashtë vendit, ndërsa edicionin e fundit ishte pjesë e garës së kërcimit në ”Dancing with the stars”, ku nuk arriti të pozicionohet në ndonjë vend të lartë.

Edhe pse me një karrierë të suksesshme, ky event e promovoi akoma më shumë tek audienca shqiptare.

Ndonëse është në fokus nga shumë meshkuj si në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri e diasporë, Adelina Tahiri është ende ”single” dhe nuk ka të dashur. ”Ndoshta ju duket jo reale dhe ju dukem si në kohën e vjetër, por për momentin nuk kam të dashur dhe nuk jam e dashuruar.

Mamaja ime nuk më lë të zë të dashur”, thekson Adelina dhe shton: ”Mendoj se asnjë mashkull nuk do të donte që të ketë pranë vetes një femër që jeton gjithmonë në lëvizje me valixhe në duar, e gatshme edhe për një tjetër koncert.

Por asnjëherë nuk e kam humbur besimin në dashuri, pasi kjo gjë do më ndodhë besoj së shpejti, kur të vijë koha e vërtetë”, shton më tej këngëtarja.

Ajo gjatë gjithë kohës shihet në shoqëri të së ëmës, Teutës, për të cilën thotë se është mikja më e mirë, dhe se nuk i fsheh asgjë dhe pranon këshilla prej saj. Për shkak të angazhimeve gjatë verës, Adelina nuk ka pasur mundësi të shijojë pushimet si duhet.

Në plan e ka të udhëtojë drejt ndonjë vendi ekzotik, ndërsa shoqëri do i bëjnë disa kushërira të saj. ”Dua të notoj dhe të zbuloj botën nënujore, kështu që nuk mund të pres gjatë për këtë udhëtim”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here