Adelina Tahiri : Kam pasur vetëm një lidhje dashurie në jetëGjatë pjesëmarrjes në emisionin Me Shukin, Adelina Tahiri mes tjerash ka folur edhe për jetën e saj personale.

Ajo i ka mohuar të gjitha spekulimet për lidhjet e saja “të shumta” që ia kanë veshur faqet e thashethemeve duke thënë se e ka pasur vetëm një lidhje deri më tani dhe atë e ka deklaruar.

Këngëtarja ka hezituar t’ia thotë emrin në pyetjen e prezantuesit, por ka theksuar se ishte një lidhje e shkurtë me një djalë në Tiranë, e cila u prish për shkak të presionit të madhe mediatik.

Adelina ka thënë se i pengojnë shumë përfoljet për të, ashtu që u ka kërkuar miqve dhe familjarëve që të mos e njoftojnë për asgjë që thonë mediat për të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here