Adelina Tahiri, e përfolur jashtëzakonisht shumë në media për lidhjen e saj dashurore me futbollistin Lorik Cana, së fundmi është prezantuar në festivalin “Kënga Magjike 2011” me këngën “Ti mos u kthe”, të cilën të gjithë mendonin se ia kushtonte mesfushorit të Lacios, por ja që nuk është kështu...

Së fundmi, është mësuar se balada që është publikuar edhe me një klip të realizuar nga “Max Productions”, i kushtohet hiç më pak se këngëtarit Adrian Gaxha, i cili këtë verë u fejua me prezantuesen e Top-Channel-it, Luana Vjollca.

Kështu raportojnë mediet kosovare për këngën më të fundit të 19-vjeçares, klipi i së cilës është xhiruar në Tiranë, ku për pak Adelina rrezikoi të aksidentohej. Bëhet me dije se kohë më parë, shkupjania e bukur ka pasur mjaft simpati për 27-vjeçarin Adrian Gaxha, i cili gjithashtu jeton në Shkup të Maqedonisë.

Por duke qenë se ky admirim ndoshta nuk është finalizuar me një romancë mes tyre, ajo ka menduar t’i kushtojë një këngë. Nëse dëgjoni tekstin e “Ti mos u kthe”, në të flitet për një dashuri të shkuar, të cilën vajza nuk do ta shndërrojë në miqësi, pavarësisht dëshirës së djalit.

Kështu thuhet të ketë ndodhur mes dyshes së njohur! Nuk dihet ende nëse kjo këngë do të mund të kalojë në gjysmëfinalen e “Këngës Magjike”, pasi në bazë të rregullores, këngët pjesëmarrëse nuk duhet të lançohen me klip nëpër stacionet muzikore, gjë që Adelina e ka bërë. Ndoshta asaj i leverdis më tepër publiciteti përmes kësaj mënyre…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here