Adelina Tahiri e ka komentuar hapjen e faqes në Instagram, “Vipat e Bllokut”, (që i shfaq yjet shqiptare si kanë qenë në të kaluarën dhe si duken tash) duke thënë se ajo është e vetmja nga të famshmit që nuk e ka bllokuar.adelina

“Jam e vetmja që s’i kam bërë ‘block’. Nuk më shqetëson si faqe, vetëm se publiku merr informacione të gabuara prej saj. Mua më kanë nxjerrë një foto pa grim, kur vet kam njëmijë foto pa ‘make-up’…

Ata më kanë vendosur një fotografi kur unë jam vrarë në ski, ia kam çuar dikujt dhe më pas është përhapur, sepse ata njerëz më kanë dashur shumë. Nuk kam asnjë operacion plastik përveç buzëve, që nuk është operacion… Çdo njeri ka sy më sheh si kam qenë dhe si jam”, ka thënë këngëtarja në një intervistë për opinion.al.
adelina

Sa i përket jetës personale, Adelina ka thënë se nuk ka të dashur. “Sinqerisht jam ‘single’. Nuk më lenë mediat me gjet frajer se thonë jam e shëmtuar dhe s’më afrohet njeri, bëj shaka. Ajo pjesë është diçka e imja, jam 23 vjeçe dhe po të kisha një të dashur do të ishte shumë normale, por dhe kur ta kem s’do ta tregoj, se po më prishni punë”.
Ndryshe, ajo ka paralajmëruar një bashkëpunim me këngëtaren Doruntina Qemali, me një këngë të realizuar nga Elgit Doda.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here