“Meshkujt dhe gazetat nuk po më lënë rehat”. Me këtë shprehje këngëtarja seksi Adelina Tahiri ka dashur të përshkruajë këto muajt e fundit, ndërsa gazetarët e kanë ndjekur nga pas për t’i marrë vjedhurazi ndonjë foto, ose ndonjë deklaratë për mesfushorin e kombëtares Lorik Cana.

Edhe pse 19-vjeçarja me sy të shkruar nuk e ka pranuar asnjëherë që ka qenë e lidhur me Canën, lajmet për dyshen kanë “pushtuar” faqet rozë të medieve gjatë gjithë verës, mesa duket edhe tani në vjeshtë.

Historia vijon me këngën “Ti mos u kthe”, me të cilën Adelina konkurron në “Top Fest”, e për të cilën aludohet se i është kushtuar futbollistit të Lacios, ose Adrian Gaxhës, këngëtarit që së fundmi është fejuar me moderatoren e “Top Channel”, Luana Vjollca.

Thuhet se Adelina e ka simpatizuar jashtëzakonisht shumë këngëtarin nga Shkupi. E pyetur nga “Standard” në lidhje me këto thashetheme, Adelina reagoi kështu: “Hahaha, deri dje shkruanin për Lorikun, tani na doli për Adrianin! Për asnjërin prej tyre nuk është bërë kjo këngë.

Kënga i dedikohet publikut dhe askujt tjetër sepse askush nuk e meriton t’i kushtosh këngë veç publikut. Pra, Adrian Gaxha nuk ka të bëjë aspak me këtë temë dhe ju lutem, mjaft me këto thashetheme të kota!”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here