Këngëtarja simpatike me sy të kaltër Adelina Tahiri i ka hypur avionit dhe ka udhëtuar për në Amerikë. Nuk dihet arsyeja pse, por sic shihet në këtë foto ajo është takuar me kolegën e saj dhe mikeshën që e don shumë, Afërdita Dreshaj.

Ndërsa këngëtarja kishte shkruar në profilin e saj në facebook se ajo më në fund arriti në Amerikë, ndoshta sepse kjo është ëndrra e të gjithëve për të shkelur këtë tokë.
Zakonisht artistët që kalojnë nga Amerika, e nëse takohen me fotografin e madh Fadil Berisha nuk mund të mos rrinë pa bërë ndonjë foto, e aq më tepër ku Tahiri kalohet për bukuri, dhe nëse ndodh kjo aparati do të dashurohet shumë shpejt me të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here