Adelina Berisha edhe gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktive në tregun muzikor. Ajo deri tani ka sjellë shumë këngë të cilat i ka lansuar bashkë me videoklipe. Ndërsa tani do të lansojë edhe një këngë tjetër të re të titulluar “Sa larg  je”.

Sipas Adelinës kjo këngë është e përgatitur nga Dj Zapp dhe Dj Chriss dhe e miksuar në studion e Enis Preshevës. “Shpresoj se kënga do të pëlqehet, sepse ka një tekst mjaft të bukur, e punuar nga krijuesit më të mirë”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Adelina këtë këngë do ta lansojë bashkë me videoklipin, të cilin është duke e xhiruar në plazhin e Vlorës dhe të Dhërmiut.

Videoklipin e këngës jam duke e përgatitur me produksionin ‘Vector Group’. Jemi lodhur shumë gjatë xhirimeve, por në fund jam e kënaqur me punën, sepse kemi arritur të sjellim një klip veror dhe shumë të bukur”, shton ajo.

Përkundër projekteve të reja muzikore, Adelina ka qenë mjaftë e angazhuar edhe me mbrëmje të shumta muzikore brenda dhe jashtë. Por megjithatë ndjehet e lumtur sepse kudo ka arritur t’i sjellë publikut atmosferë të këndshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here