Adelina dhe Zanfina Ismajli është ndjerë e tradhëtuar nga organizatori i një koncerti në Kumanovë.

Këngëtarja e mirënjohur e cila kishte mbërritur nga Prishtina në koncertin e prenotuar në sallën e sporteve në Kumanovë, pas disa këngëve të repertoarit të saj, i ka kumtuar publikut se është ndjerë e mashtruar nga organizatori i koncertit.

Në emër tim dhe gjithë kolegëve të mi, unë po ju tregoj se të gjithë punojmë për shumë pak para dhe asnjë nga ne nuk është pagu.

Organizatori ka ikur. Ju lutem në emrin tim, kërkoni paratë tuaja. Unë po pres që paratë e juaja të kthehen deri në centin e fundit”, ka theksuar para publikut, Adelina Ismajli.

Menjëherë pas mbylljes së tillë të koncertit, publiku i revoltuar ka demoluar ambientet e sallës së sportit, duke u përfshirë në një kaos të përgjithshëm.

Në koncertin e paralajmëruar disa javë më parë në Kumanovë ishin pjesëmarrës, Adelina dhe Zanfina Ismajli, Shpat Kasapi, Xhezair Shaqiri, Drita Musliu.

2 KOMENTET

  1. Ju lutemi qe te publikohet ne te gjitha gazetat emri dhe mbiemri i hajdutit ashtu qe te mos identifikohet i gjithe populli me ate te pandershmin.

    Na vie shum keq per ngjarjen por mashtruesit nuk kane fytyre, nuk kan ngjyre nuk kan njerezi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here