Adelina shtyn dasmën Adelina Ismajli ka vendorur ta çojë lidhjen e saj të dashurisë drejt martesës. Lajmi është bërë i ditur nga të afërm të këngëtares. Adelina është duke përgatitur ceremoninë e dasmës që pritet të zhvillohet muajin tjetër në Zvicër.

Edhe pse familja Ismajli përpiqet ta mbajë të fshehtë këtë lidhje dhe gjithë detajet e saj tashmë janë lajmëruar të afërmit, të cilët do të shkojnë drejt Zvicrës për dasmën e shumë pritur.

Ishte përfolur muaji shtator, por zhvillimi i gjyqit të ish të dashurit të këngëtares duket se ka qenë motivi që e kanë shtyrë ceremoninë për disa javë.

Për këngëtaren e madhe kjo do të jetë hera e parë që martohet dhe do të vishet me fustanin e nusërisë, pas disa lidhjeve që nuk kanë përfunduar në martesë.


Fatlumi: Për emrin e bashkëshortit të këngëtares është spekuluar mjaft, duke e cilësuar si pronar të diskos Ulpiana ku këngëtarja Adelina Ismajli ka kënduar së fundmi. Sipas burimeve tona kemi mësuar se ai nuk është aspak pronar i diskos, por një biznesmen i vogël në Zvicër. Dy të dashuruarit në fakt janë njohur në disko Ulpianën.

Fatlumi ka hedhur ndërkaq një lidhje pas krahëve, ai ka qenë i martuar me vajzën e pronarit të diskos Ulpiana. Prindërit e të cilës e kishin mbajtur afër ish dhëndrin e tyre edhe pas ndarjes me të bijën. Por kur kanë marrë vesh se ai është lidhur me këngëtaren (Adelinën) që ata paguanin për të kënduar dhe bërë show për shqiptarët e Zvicrës, ata e kanë larguar atë nga diskoja dhe thuhet se kanë prishur edhe kontratën me këngëtaren. Ndërkaq çifti bashkëjeton nën një çati prej disa muajsh dhe kanë marrë vendimin të bëjnë hapin e madh të martesës, për të cilën kanë gati një muaj që po përgatiten.

Nga ana tjetër pikërisht gjatë këtyre ditëve të bukura të Adelinës, ku i duhet të mendojë për fustanin, darkën, ceremoninë, lulet dhe gjithë detajet e dasmës, në Prishtinë po zhvillohet gjyqi i ish të dasshurit të saj Triumf Rizës.


Rikthimi :Këngëtarja u rikthye në skenë mbi një vit më parë, pas fatkeqësisë që i ndodhi. Ajo bashkëjetonte me Tiumf Rizën, i cili u vra në gusht të vitit 2007, ndërsa Adelina ndodhej në studion e kompozitorit Florent Boshnjaku dhe po inçizonte këngën “Ujk”, tekstin e të cilës e kishte shkruar gjatë qendrimit me Triumfin në fshatin Stogovë.

Pas asaj dhimbjeje që kaloi këngëtarja i kushtoi një këngë Triumfit, “Trimit tem”, që shënoi dhe rikthimin e saj në muzikë, gjë që u pasua me një album të tërë. Menjëherë në këtë kohë nisën ofertat dhe daljet publike të këngëtares. Ajo erdhi verës së shkuar në një koncert në Durrës e më tej realizoi koncerte në Kosovë, Mal të Zi, Zvicër etj. Duke marrë spunton nga rikthimi një kompani në Zvicër i ofroi këngëtares të ishte zëri i Zvicrës, ofertë që Ismajli e pranoi dhe që prej shtatorit të kaluar ajo e realzion karrierën e saj në këtë vend.

Dyshimet: Triumfi është vrarë për shkak të Adelinës?!

Enver Sekiraqa akuzohet si vrasës i TriumfRizës, ish të dashurit të Adelina Ismajlit. Arsyeja kryesore sipas dëshmitarëve janë xhelozia që ka pasur Enveri për shkak se ai më herët ka qenë i dashur i Adelinës.

Ndërkaq këtë fillim jave në Prishtinë është zhilluar seanca gjyqësore ku ka dëshmuar kunati i Adelinës, i dashuri i Zanfina Isamjlit (shok i Enverit por edhe i Triumfit), i cili ka hedhur dritë edhe pse me shumë frikë mbi disa detaje të rëndësishme. Zhvillimet e seancës gjyqësore i kemi zbardhur enkas për lexuesit tanë.

Me shumë hezitime e frikë nga dhënia e dëshmisë, i dashuri i këngëtares Zanfina Ismaili, Faton Shoshi, ka dhënë dëshminë e tij në procesin gjyqësor kundër tre të akuzuarve për vrasjen e policit Triumf Riza. Polici për mbrojtje të afërt është vrarë dy vite më parë në Prishtinë. Vrasjen akuzohet se e ka kryer Arben Berisha, ndërsa si ndihmës në bërjen e planit për vrasje është i akuzuar Fitim Avdiu. Agron Emini, ndërkaq akuzohet se i ka ndihmuar Arbenit të fshihet pasi ai e ka kryer vrasjen.

Të tre të martën kanë qenë të ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Ata janë duke u gjykuar prej disa muajsh, ndërsa personat kryesore të kësaj vrasjeje janë në arrati; Enver Sekiraqa si dhe Ilir e Rrahim Avdullahu. “Se pas vrasjes së Trimfit qëndron Enver Sekiraqa këtë e thotë tërë Prishtina”, tha dëshmitari i vetëm i së martës.

Tutje shtoi se e ka njohur edhe të ndjerin Riza, por edhe të arratisurin Enver Sekiraqa. Rizën tha se e ka njohur që nga fëmijëria dhe me të është endur shpesh. Deri në lidhjen e Rizës me këngëtaren Adelina Ismaili, dëshmitari tha se me të ndjerin ka pasur raporte të mira. “Me të kam pas raporte të mira, derisa ai filloi më Adelinën. Kjo për faktin se unë e kam njohur Enverin e ai më herët kishte pasur marrëdhënie me Adelinën”, tha më tej dëshmitari.

Enverin, ndërkaq, tha se e ka njohur në një lavazh dhe pas atij takimi ka vazhduar shoqërimin me të. “Mua me Enverin na kanë lidhur femrat”, tha dëshmitari. Faton Shoshi tha më tej se ka shkuar shumë herë tek kafeja e Enverit në Dardani. Në atë vend, sipas tij, ka ndenjur Enveri me vëllanë e tij si dhe me disa shokë.

Dëshmitari përmendi emrat e Ilir e Rrahim Avdullahut, të Agron Bytyqit e të disa të tjerë. Me sa i kujtohej dëshmitarit, dy të akuzuarit Arben Berisha e Fitim Avdiu kanë punuar në atë lokal. “Aty sa herë që kam shkuar është folur si të rrihnin dhe çfarë t’i bënin Triumf Rizës”, tha dëshmitari teksa hezitonte në dhënien e dëshmisë. “Unë kam frikë se askush nuk më mbron nga grupi”, tha dëshmitari. Pas pyetjes së gjyqtarit Dehari, dëshmitari sqaroi se frikësohet nga anëtarët e grupit “Sekiraqa”. Me sa i kujtohej, dëshmitari tha se problemi i Sekiraqës me Triumfin ka lindur vite më parë te “Swiss Casino” për të vazhduar edhe disa herë të tjera. Por, dëshmitari tha se i ndjeri Riza nuk është njohur me të akuzuarin Arben Berisha.
Motivi i vrasjes


Berisha ndërkaq pretendon se e ka vrarë Triumf Rizën jo se ka qenë i shtyrë nga dikush për ta bërë atë, por se vetë ka pasur probleme me të. I pyetur nga prokurori Reshat Millaku nëse Sekiraqa ka paguar njerëzit e grupit të tij, dëshmitari pohoi se Enver Sekiraqa ka ndihmuar shumë persona duke iu dhënë shuma nga 20 apo 50 euro. “Po, disave iu ka ndërtuar edhe shtëpia për shembull Ilir dhe Rrahim Abdullahut”, tha ai. Dëshmitari shtoi se nuk kishte dëgjuar se po bëhej plan për vrasjen e Triumfit.

Për vrasjen e kryer ai tha se është njoftuar nga e dashura e tij, Zanfina. Edhe pas vrasjes së Triumfit, dëshmitari tha se ka kontaktuar me Enver Sekiraqën, por jo më pas lëshimit të fletëarrestit për të. Atij nuk i kujtohej biseda që ka pasur me të. Prokurori Millaku ia kujtoi deklaratën që ka dhënë në prokurori, ku kishte thënë “se i kam thënë Enverit të ndërronte numrin dhe telefonin”.

Këtë deklaratë dëshmitari nuk e mohoi.
Seanca e radhës në të cilën pritet që të sillen dëshmitarët me dhunë që nuk iu janë përgjigjur ftesave të gjykatës, pritet të mbahet me 21 tetor të këtij viti.
Marrë nga Gazeta Express

11 KOMENTET

  1. une ketu e kisha denu adelina ismajlin ajo lyp burg te perjetshem adelina osht nje rrespi e cila osht femra e par e Enver Sekiraqes osht nje person qe te tradheton aty per aty qysh e boni adelinen te mir kurse vet mundeni me [pa edhe ju me e lygjyku ku adelina e ka len trim enverin e ka marr triumfin edhe pse me dhimbet triumfi qe ka ra ne gracen e rrespies Triumfi nuk e ka meritu te vdes po Triumfi osht Deshmor i Kombit Shqiptar e lus zotin qe te shkon ne bur e te denohet rrespia e globit .

  2. mir mrëma un kisha than sa i lexova kit koment un kisha than qe ato nuk e kisha lan gjall po e kisha myt meni her mas Rizes e nuk ekisha lan as ni minut se ajo nuk kish egzistu mu e le mu mu martu bile si kish ra ne mend mu as me dit qa osht jeta e le me menu mu martu apet po kurv rraspi mu qa me bo se ajo kurr lum nuk ka me bo se e para rrospi osht ne bot e kaq deshta me than e ju boni qa doni lene ato gjall le te menon mu martu be mos u martoft po se se kisha lan as i sekond ato mu me jetuuuuu

  3. aaahhh Adelin me kon un ne ven dikuj nuk kishe jetu mu po ishe ne vorr sod

  4. bashk me Rizen qysh ja ke bo atij qat min si te kisha ni te kisha bo edhe ty

  5. mirmbrema,un kisha me than qe adelin njeher nana ka ba edhe s’kaa ma si adelinaa edhe kto thashethemee qe i thojnnn njerZitt jan shum palidhje.dhe kisha dasht me shtu diqkaa:see qetaa qe paskan kritiku adelinen jan qasi njerzish vettt seee nejher adelina zoti ka fal e nuk ka moooooooooo t’duaaaaaaaaaaaa adelinaaa je engjullli i botesssssssssssssssssssssssssssssssssss zemer t’kom…

  6. adelinaaa ka qen esht dhee do te jet perher ne zemren timeee sepsee esht vetem njee (Yll) eshttttttt t’duuu adelinaa shummmmmmmm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here