Promovimi i këngës dhe klipit më të ri të Adelina Ismailit tashmë ka filluar të transmetohet në Evropë dhe në Lindjen e Mesme.

Siç mëson “Zhurnal plus”, klipi “I love you more” tashmë po bën xhiron nëpër televizionet zvicerane. Pas promovimit të suksesshëm në vendet e Ballkanit, ku nga java e parë e shfaqjes është shpallur hit i javës, Adelina siguroi edhe një titull në karrierën e saj “Artistja e javës në Ballkan”.

Suksesi sa vjen e shtohet kurse klipi i Adelinës, në bashkëpunim me këngëtarin francezo-arab Faudel, ka arritur të jetë në edicionet e hiteve në disa televizione zvicerane, përfshirë këtu televizionin më të madh muzikor zviceran “TVM3”, përderisa pëshpëritet edhe për MTV.

Kënga këto ditë është shfaqur edhe në pesë shtete të Lindjes së Mesme: Tunizi, Algjeri, Marok, Egjipt dhe Emirate të Bashkuara Arabe.

Kanali më i madh muzikor “Melody TV”, që mbulon gjithë shtetet arabe, tashmë ka në top listën e hiteve këngën e Adelinës dhe Faudelit. Përderisa Adelina ende mbetet e pakapshme për mediet në gjuhën shqipe, e zënë me promovimin e hitit të saj në Evropë, Afrikë e Azi, mësohet se destinacion i radhës mund të jenë dhe tri shtete tjera evropiane.

Cilado që mund të jetë befasia e radhës, duket se po na vjen shpejt nga Adelina, e cila këtë herë dëshmoi që nga këngëtarja kombëtare arriti të bëhet ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here