Mediat në Kosovë patën njoftuar për një pajtim të mundshëm mes këngëtareve, Adelina Ismalji dhe Leonora Jakupit. Madje, thuhej se Adelina kishte lenë mbrapa mëritë e vjetra dhe i kishte kërkuar Leonores, të bënin një klip muzikor kushtuar Kosovës.

Por një prononcim për “THASH&THEM”, pop ylli shqiptar, Adelina Ismaljli thotë se ky lajm nuk është aspak i vërtet dhe se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me Leonoren.

“Ato shkrime janë gënjeshtrat e ditës. Nuk janë aspak të vërteta dhe unë po vazhdoj punën për albumin tim internacional”, ka thënë Ismalji.

Dy këngëtaret janë “armike”, prej kohës kur familja Ismalji rrahu Leonora Jakupin./kosovapress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here