Ka kohë që nuk na ka befasuar me ndonjë klip të ri pas publikimit të këngës “Urdhër i ri Illyric”, që u prit shumë mirë nga fansat e saj dhe mbarë publiku shqiptar për look-un trendy dhe përmajtjen muzikore mjaft moderne, me një tekst intrigues në aspektin kombëtar.

Por, Adelina nuk ka ndaluar së punuari me projektet e mëdha në Europë, të cilat është duke i përgatitur dhe për të cilat si duket duhet më shumë kohë në tregun e huaj, e jo si tek ne që albumet muzikore realizohen çdo 3 muaj.

 

Duke dashur të jetë sa më afër fansave të saj, Adelina realizoi gati çdo javë koncerte në mbarë Europën nëpër diskoteka shumë të njohura europiane dhe me suksesin e mbi një mijë biletave të shitura përmbylli turneun europian, i cili zgjati dy vjet e gjysmë.

Rrallëherë është shoqëruar nga ndonjë koleg i saj, ndërsa në të shumtën e rasteve ka bërë koncerte solistike, pasi nuk i duhen as valltarët, kur skenën e ekzalton vetë këngëtarja, e cila përveç duartrokitjeve, nuk mund të largohet prej skenës nga dashuria e përcjellë me brohoritje që kanë fansat ndaj saj (kjo gjë e dëshmuar në shumë xhirime të cilat gjenden edhe në Youtube). Megjithatë, Adelina Ismajli si duket është duke përgatitur një projekt gjigant, i cili po mbahet në fshehtësi të plotë. Por, më mirë le të presim, derisa këngëtarja vetë të shpalosë të rejat e saja një nga një.

Të ndalemi pak tek organizimi i koncerteve të saj, aty ku arritëm të zbulojmë disa fshehtësi. Eventi do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një sallë ku mbajnë koncerte vetëm yjet e njohura botërore. A është e mundur që për  Adelina Ismailin dhe 50 Cent apo Rihanna e Sir Paul McCartney të përkujdeset e njëjta kompani botërore? Këtë sigurisht e konfirmon publiciteti i koncertit në Nju Jork, ku qartë shihet se Adelina do jetë hiç më pak se në Highline Ballroom, vend ku këta yje botërorë që përmendëm, kanë kënduar më parë. Heshtja e Adelinës kohëve të fundit na bën të besojmë që “loja e madhe” e Adelinës ka filluar të “luhet”.

 

Përderisa pëshpëritet që projekti i radhës, i cili se pari do lançohet në Europë dhe Amerikë, po mbërrin, Adelina nuk ngurron të shfaqet në koncerte humanitare shqiptare, të arrijë të grumbullojë afër 300 mijë fansa në rrjetin social Facebook dhe bindshëm të jetë më e votuara për  “Hot këngëtarja/verë 2011″ në një televizion kosovar, duke lënë prapa shumë kolege që mendohej se aktualisht gëzojnë popullaritetin më të madh në Kosovë. Çfarë po mbron Adelina me heshtjen e saj? Kontratë me ndonjë kompani gjigante muzikore? Bashkëpunim me ndonjë yll botëror?

Publiciteti i turneut të Adelinës në të njejtën faqe me publicitetin e koncerteve europiane të 50 Cent, e bën heshtjen e saj shumë tensionuese për fansat, të cilët tashmë kanë filluar publikisht të shfaqin mosdurimin e tyre për një përsëritje të turneut të Adelinës këtë verë në trojet shqipfolëse. Pra, të shohim se çfarë do të përgatisë Adelina këtë radhë për ne, po ashtu edhe publikut europian, ku flitet që projekti i Adelinës do të lançohet fillimisht atje./B.R/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here