Ndërsa mbante dy fletëthirrje gjyqi në dorë, para se të kapërcejë pragun e gjykatës, Adelina Ismajli sheh edhe njëherë orën. 08:55.

Fiks pesë minuta para se të niste procesi gjyqësor ku ajo në rolin e paditëses ka paditur një të përditshme, ka kaluar portën e gjykatës dhe është drejtuar në zyrën e gjyqtares së çështjes, shoqëruar nga avokati i saj shqiptar.

Pak çaste më vonë, Ismajli pohoi se nuk kishte ndërmend të prononcohej për mediat duke u larguar me të shpejtë nëpër shkallët e gjykatës, ndërsa brenda pak minutash në një nga bar-kafet pranë Gjykatës së Tiranës, ndërroi tërësisht qëndrimin për mediat duke u prononcuar jo vetëm për procesin gjyqësor por edhe për projektet e saj muzikore dhe planin për t’u marrë me politikë.

1 Koment

  1. krejte e qart je pasha nanen, oj adelina edhe pse kendon mire edhe je bukuroshe
    mili

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here