Për të sukseset nuk kanë të sosur… Shumë shpejt, më 28 prill, diva e muzikës, Adelina Ismajli, do të jetë pjesë e jurisë së spektaklit “Miss& Mister Zvicra”, që do të zhvillohet në po këtë vend.

Këngëtarja, e cila prej kohësh ndan jetën e saj mes Zvicrës dhe Francës, pas klasifikimit të këngës së saj “I love you more” në “Top 20” në Francë, kësaj radhe do të ketë mundësinë jo vetëm të gjykojë të rinjtë zviceranë që garojnë për Miss dhe Mister, por do të ngjitet edhe në skenë për të performuar për publikun e pranishëm. “Miss dhe Mister Zvicra” do të mbahet më 28 prill në Casino Barriere de Montreuxch.

Sa i takon sferës së ndjenjave, Adelina po jeton një histori dashurie me menaxherin e saj, Valin, për të cilin ka thënë se do të dëshironte ta kishte në krah si bashkëshort e të krijonte familje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here