Adelina Ismajli, ministrave e biznesmenëve: Do të tregoj gjithçkaAdelina Ismajli ka reaguar ashpër ndaj politikanëve, biznesmenëve dhe gjyqtarëve të Kosovës, të cilët i ka quajtur “hajna dhe kriminelë”.

Këngëtarja kosovare ka shkruar një status në Facebook, ku edhe pse thotë se është “e pafuqishme t’i luftojë” të gjithë ata, sërish i ka kërcënuar se do të tregojë shumëçka.

Reagimi i saj duket se vjen për të gjithë personalitetet, përfshirë këtu ministra, deputetë, kryetarë, biznesmenë, hajna, kriminelë dhe madje edhe gjyqtarë, që janë munduar me çdo formë ta bëjnë atë “dashnore të vet”, por kurrë nuk ia kanë dalë.

Madje në një moment ajo edhe tallet me ta, kur thotë se “për atë vrimë” ata janë në gjendje të bëjnë “aq shumë shkatërrime” dhe se po ta dinte këtë, “do ta lyente me ar”.

Postimi ajo le të kuptohet se ka persona që janë munduar edhe ta shantazhojnë atë për ta bërë dashnore të tyrë, duke e kërcënuar se kanë incizime apo fotografi të pakëndshme të saj.

Derisa ka kërkuar nga ta të publikojnë çfarëdo që kanë, Adelina ka kërcënuar se nëse nuk flasin ata atëherë do jetë ajo që “do të flasë”.
Madje, në fund të statusit të saj ajo ka publikuar edhe një foto seksi, me të cilën ka një mesazh për të gjithë këta persona: “Nuk meritoni më shumë sesa të vetëknaqeni me një foto timen”.

Unë nuk jam aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë juve ministra, zëvendës-ministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bossa,gjyqtarë, biznesmenë, që tash e 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj. Kurr nuk do ta besoja që për këtë vrimë tek e cila nuk keni qasje, do të shkaktonit kaq shumë shkatërrime.

Po ta dija, do ta lyeja në ar. Por as kurr nuk iu kërkoj falje që dashurinë time e kam dhënë aty ku kam dashur unë, e KURR hiq ju. Kjo nuk është arsye të më luftoni ditë e natë që nga sekondi kur jam martuar më atë që unë e DUA. As të montoni gjykata fallse të Eulexit ku disa milic të dështuar të shteteve të huaja, vet pyesin e vet përgjigjën. Nëse dikush nga ju ka fakte diskredituese ose çfarëdo lloj fotoje, inçizim timin , ju lutem dhe ju përgjërohem PUBLIKONI.

Po ju pres tash e 8 vite. Në të kundërtën unë do të publikoj çfarë di dhe cfarë kam, që nga viti 1993, për secilin dhe secilën. Kam duruar mbi 8 vite të mbyll gojën para lavireve të cilat më deshën në mesin e tyre, para kriminelëve që po nuk ua jape, bëhën egërsira. Kam duruar vëtëm për dy gjëra: E para: Pianon e keni parë së pari në videokasetat e mia.

E dyta: Nuk meritoni më shumë sesa të vetëknaqeni me një foto timen. Por një gjë mos e harroni: Unë ende s`kam folur. (Harroni ato foret e lodhura me na përcjell natën me vetura ose me na gjuajt gurë të mbështjellur me letra kërcënuese në xham, s`po frikësohet më askush). Po s`folet, do të flas. Ndaloni gënjeshtrat për mua, ose do fillloj të flas të vërtetën tuaj.
Adelina Ismaili.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here