Këngëtarja 32-vjeçare nga Kosova, urtë e butë po tregon se di të vërë në jetë çdo plan ambicioz që ka ëndërruar.

Albumi më i fundit i divës Adelina Ismajli, që titullohet thjesht “Best of Adelina”, është hedhur në prej gati një viti në portalet ligjore më të mëdha muzikore, si në ITunes, VirginMega, Napster, Deezer, Musicwave, emusic, OVI-Nokia, songrila.com, ndërsa së fundmi edhe në Pure Charts në Francë, ku shtet në të cilin albumi gjendet prej disa muajsh.

Kjo gjë nuk ka ndodhur ende me asnjë artist tjetër shqiptar. “Arsyeja pse nuk kemi bërë asgjë të ditur deri më tani ka qenë me dëshirën e vetë Adelinës, për faktin që turneu i saj botëror për publikun shqiptar ende nuk kishte mbaruar dhe paralelisht po punonim për projekte të reja të cilat ende nuk janë lançuar. Nuk kishim kohë as të nxirrnim denjësisht lajmin për lançimin e albumit “The Best of Adelina”.

Po punohej paralelisht për tri projekte dhe kjo na censuronte kohën që të nxirrnim lajm të plotë”, – tha dje për gazetën zëdhënësja e saj, Rudina Idrizaj, sipas së cilës, deri më tani është arritur një shitje vërtet e kënaqshme e albumit. Aktualisht, Adelina e cila ndan jetën mes Francës dhe Zvicrës gjendet me pushime, por pritet t’u rikthehet mjaft shpejt aktiviteteve muzikore.

1 Koment

  1. se di qka je tu ba valla adelina je kan div veq tka ra pak qe sa kurr nuk te niva tu kendu kesh ne kosov as nj hit tani se nishe as zanin sta kum ni bile e ne zvicerr e franc se di qka je tu ba per veti naj biznes tani kumedit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here