Gjatë këtij sezoni veror kam pasur një axhendë të ngjeshur me shumë mbrëmje muzikore në bregdetin e Durrësit dhe të Ulqinit.

Sapo jam kthyer dhe me këtë edhe përfundova mbrëmjet për sezonin veror\”,- ka thënë për mediat kosovare artisti i njohur i skenës, Sabri Fejzullahu. Pas një angazhimi të madh, me mbi 24 mbrëmje të mbajtura në \”Parajsë\” të Durrësit, ylli i këngës Sabri Fejzullahu po i jep fund sezonit veror.

Ai është mjaft i kënaqur me këtë sezon veror, ndonëse edhe fitimet janë të kënaqshme, mirëpo për këtë thotë se ka \”sakrifikuar\” mjaft. \”Vlen të ceket kënaqësia ime me artdashësit e mi, ku sallat çdo natë kanë qenë të mbushura plot dhe nuk janë ndalur duartrokitjet e publikut. Kam qenë mjaft i emocionuar në disa raste, madje më kanë pikuar edhe lot dhe jam shumë i kënaqur që kam arritur t\’u sjell atmosferë të këndshme artdashësve të mi edhe pas kësaj moshe që kam\”,- ka thënë ai .

Krahas angazhimeve që ka pasur, Sabriu nuk ka reshtur së punuari edhe këngë të reja, tani sapo ka përfunduar videoklipin e këngës \”Mërgimtari\” që do ta lançojë gjatë këtyre ditëve. \”Kam dashur që me përfundimin e sezonit veror të sjellë në treg edhe një projekt të ri me të cilin do të nisë sezonin e vjeshtës në diasporë. Kënga që kam përgatitur titullohet \”Mërgimtari\”, me tekst, kompozim dhe orkestrim të Ilir Beranit. Kënga përmban një tekst mjaft prekës, që u dedikohet mërgimtarëve tanë që jetojnë kudo në diasporë\”,- thotë ai dhe ka shtuar se në fillim të muajit shtator bashkë me bashkëshorten t\’i kalojë disa ditë pushimi në Greqi.

Ndërkohë që siç mësohet të njëjtën axhendë të ngjeshur ka pasur edhe kolegia e tij, këngëtarja shumë e suksesshme Adelina Ismajli. Pas një vere të tejmbushur me angazhime, ku thuajse për çdo mbrëmje Adelina ka qenë e ftuar në koncerte \’live\’, uragani i skenës kosovare i ka dhënë vetes kohë për disa javë pushime.

Siç mësohet, Ismajli do të qëndrojë pushim deri në ditët e fundit të shtatorit, për t\’iu rikthyer sërish angazhimeve të saj. Këngëtarja nuk ka sjellë një këngë të re këtë verë, megjithatë ajo vijon të mbetet një nga më të pëlqyerat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here