Këngtarja serbe Mia Borisavljeviæ kopjon stylingun e Adelina Ismailit, ne videoklipin e saj me te ri”.

Ky alarm vjen nga vetë këngëtarja shqiptare Adelina nëpërmjet faqes së saj në rrjetin social Facebook. Adelina e indinjuar sjell dhe imazhet sesi stilin sipas saj unik, e ka kopjuar dhe e ka përdorur për imazh serbja Borisavljeviæ në klipin e saj muzikor.

Dhe në imazhe shohim më së miri qepallën flutur që ndodhet në imazhet e të dyja këngëtareve.

Ajo që Adelina nuk shpreh është nëse kënga e saj ka dalë më parë apo më pas Borisavljeviæ.

Gjithsesi fansat I shprehin artistes mirënjohjen për stilin unik që tashmë sipas tyre qeka bërë në modë tek këngëtarët e tjerë, dhe aq më shumë nga ata serbë.

Kjo nuk është hera e parë kur këngëtarja shpreh shqetësimin e saj në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë, Adelina shprehu keqardhjen që cmimi i publikut në “Netët e klipit shqiptar” i kaloi një këngëtareje tjetër shqiptare. Sipas Adelinës ky cmim u manipulua në momentin e fundit. (d.b/BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here