Nese ka ne shembull ku talenti nderthuret mrekullisht me bukurine,padyshim e ka emrin Adelina Ismaili.

Mbi njezet vite kendon magjishem,mbi njezet vite dhuron performansa nga me adrenalizueset,mbi njezet vite rrefen histori te ndryshme me vargjet e saj dhe me te drejte ajo meriton te quhet « Dive e kenges shqiptare ».Pas pjesemarrjes se saj ne « Kenga Magjike » dhe pas suksesit te jashtezakonshem qe mori nga lancimi i klipit « Urdher i Ri Illyric »,kengetarja kosovare ne intervisten e meposhteme dhene per Game Over na tregon se kohet e fundit ka nenshkruar nje kontrate me « MediaMarkt » agjenci e cila kujdeset per shitjen e albumeve te yjeve me te medhenj te muzikes,duke bere qe ne kete menyre emri i saj te renditet ne mesin e ikonave te muzikes boterore.

Nder te tjera Adelina na rrefen edhe per shume sekrete te pathena me pare per mediat.Shijet qe i kane lene fetivalet nder vite,kujtime rreth te kaluares profesionale,por edhe pesonale.Emocionet qe publiku i dhuron vazhdimisht.

Raporti i saj i afert me te motren,Zanfinen,cmimet e fituara dhe trofete e prendesishme,por edhe mjaft detaje tjera…

Kanë kaluar vite që nga dalja juaj e parë në skenë dhe ju jeni pothuajse e njëjta Adelinë e bukur. Madje më sharmante dhe elegante. Mendoni se diçka e tillë është gjenetike, apo ketu ka te beje kujdesi per veten?

Faleminderit shume per komplimentin.Ndjehesh mire kur nje femer te komplimenton dukjen.Natyrisht qe ka te beje me gjenetiken,por asnjehere nuk kam fshehur qe per nje kreme te mire,le edhe fustanin me te shtrenjte (qesh).Kujdesi per veten eshte domosdoshmeri.

Shume vite me kenge hite,me performanca adrenaline,shume vite ne skene.Me te drejte quheni « Dive e muzikes se lehte shqiptare ».Sa krenare ndiheni qe te gjithe dashamiresit e muzikes suaj te qujane keshtu?

Kam pasur fatin qe te jem e vleresuar nga gjiganti i kultures shqiptare,Ardit Gjebrea.Fjala « krenari » me tingellon disi e varfer.Eshte nje madheshti,me te cilen bie dhe zgjohem cdo mengjes.Kam menduar se pas nje vleresimi te tille,eshte normale te jesh prepotente.Me ndodhi e kunderta,ne fakt..Para madheshtise gjithkush dorezohet.Une u dorezova duke shperthyer ne lot gezimi dhe tani e ndjej veten si qenie e kompletuar e cila ka nevoje te dhuroje,dhuroje,dhuroje pa fund…

Paraqitja juaj nëpër skenat shqiptare ka qenë gjithmonë shumë e veçantë. Këtë e bëni ngaqë dëshironi që të mbeteni gjatë në memorien e publikut, apo ehte pjee e karakterit qe te tregoni kujdes per look-un tuaj?

Te dyja. Me se shumti nevoja qe te mos i perkas mesatares.Ne asnje menyre.

Jo, rrallë herë shumë këngëtare kanë “kopjuar” look-un tuaj. Si ndihet Adelina, kur i sheh ato me një imitim të veshjes tuaj?

Tashme jam indiferente ndaj ketyre gjerave.U mesova (qesh). Trendet jane te njejta ne tere boten,une kam fatin qe Zanfina gjithmone mi méson mua te pares (qesh).Zanfina eshte ikone e modes per mua.

A ju nervozojnë, apo ju behët qejfi karshi këtij fakti?

Dikur nervozohesha,me dukej sikur dikush te me kete plaqkitur dollapin dhe krenohet me « puplat » e huaja.Pastaj fillova te krenohesha qe nje muaj pas meje i shoh gjysmen e kengetareve me « body ».Tash e di.Nuk eshte kush cka mban ne trup.Eshte fakti si e mban ne trup,dhe cfare percjell me imazh.Edhepse,nuk eshte keq te jesh e para (qesh).

Kemi pare shume profile ne facebook dhe rrjete tjera interneti me emrin tend, madje edhe web-site te cilet shpesh kane dhene deklerata tuaja. Ka ndodhur qe pastaj zedhenesja juaj i ka demantuar. Mund te na sqaroni cila eshte e verteta ketu?

Nga zemra ju falenderoj per kete pyetje.Une nuk kam asnje profil as ne facebook,absolutisht askund,une nuk kam madje as web-site-in tim.Cdo faqe e hapur ne emrin tim eshte bere nga fansat,shpesh edhe nga njerez jo fansa,e perseris asnjehere nga une.Eshte shkuar aq larg saqe njerez te panjohur jane prononcuar edhe ne emrin e zedheneses sime.Eshte e qudtishme,joprofesionale,madje primitive kur gazetare te ndryshem shkrimet e tyre i bazojne ne keto lloj burime informacionesh, por se shpejti do te angazhohemi qe te vehet rregull ligjor edhe ne kete aspekt.Si duket do bej prap vizita ne gjyqet e Tiranes (qesh).

Adelina ju u vlerësuat me çmim tek “Video-festi” në Kosovë dhe nuk u paraqitët për ta marrë si çmim. Mund të na thoni se cila ishte arsyeja e vërtetë?

Nuk di pse cdo vit behet nje « mini-senzacion » nga kjo gje.Une qe nga viti 2004 nuk jam pjese e atij festivali dhe kjo eshte e tera. Klipet e mia behen per fansa,ne asnje menyre per festivale.

Po në spektaklin “Netët e Klipit Shqiptar” çfarë ndodhi në të vërtetë, duke qenë se ju ishit shumë pranë çmimit të publikut?

Nuk e kam ditur as qe me kane futur ne nominime.Nuk e kam ditur as qe isha me e votuara nga publiku.Naten e finales,me « bombarduan » telefonatata dhe e-mail-at e fansave qe ishin te indinjuar,per te mos thene dhe tejet agresiv qe pak minuta para mbylljes se votimit u nderruan votat.Une vetem dua te lus fansat te qetesohen,mua keto festivale nuk me interesojne.Cmimet me kane interesuar ne fillim te karrieres deri ne moshen 14 vjeqare,atehere kur me duheshin qe te ndertoja nje karriere me themel te forte,dhe atehere i kam marrur neper gjithe Ballkanin.Tash,festivalet e mia jane koncertet e mia solistike.

Sa transparente i duken Adelinës festivalet shqiptare?

Varet per cilin festival flasim,guxoj te krenohem qe aty-ketu shqiptaret kane festivale ku cmohen ata qe i do audienca. Pergjithesisht, festivalet ne tere boten jane te montuara .

A do jeni sërish pjesë e këtyre festivaleve dhe cili do të jetë aktivizimi juaj i radhës?

Une kam braktisur festivalet qe ne adoleshence,kam marrur te gjitha cmimet qe me duheshin per te qene nje kengetare me biografi te lakmueshme.Nese me shihni ne ndoje festival,kete e bej per te reklamuar punen time para spektatorit,ne mungese informacionesh per mua.Garat nuk me kane pelqyer kurr,me kujtojne komunizmin.

Po në “Top Fest” përse nuk keni konkurruar ndonjëherë, duke qenë se pjesa më e madhe e këngëtarëve e cilësojnë si një festival bashkëkohorë dhe mjaft të arrirë?

Qeshtje kohe.Pajtohem ne cdo pike,madje duke shikuar festivalet eurpiane,mund te mburremi qe Top Fest sfidon evenimentet me te shquara europiane.Ne rastin tim,qeshtje kohe.Zgjat shume.Parapelqej ta shikoj.

Vitin e shkuar ju morët pjesë tek “Kënga Magjike” ku u vlersuat
me çmimin e publikut. Po këtë vit e keni në plan që të konkurroni sërish?

Nuk di,nuk besoj.Pas nje kenge aq te mrekullueshme qe vetem Adi Hila mund ta beje,parapelqej te konzumohet kjo kenge ende nga degjuesi.Dita dites po i rritet vlera dhe per asgje ne bote nuk do rrezikoja qe ate perle te repertoarit tim ta zevendesoja me tjeter.Fundja, »Kenga Magjike » me dha me shume se qe kam enderruar.Pas nje dekade u vleresova larg me shume sesa kur isha 19 vjeqare.Nuk dua ta sfidoj ate magji qe me ndodhi.

Ju aktualisht ndodheni në Francë. Me çfarë po merreni konkretisht aty?

Me punen qe di ta bej me se miri,me muzike (qesh). Asgje me shume nuk do t`ju tregoj (qesh) Ka kohe…

Adelina ju keni patur edhe kontratë me rrjetin “Media Markt” që merret me shitjet e albumeve të yjeve të muzikës. Sa e kënaqur ndiheni për këtë arritje dhe sa ju ka ndihmuar kjo kontratë?

Me eshte realizuar nje enderr qe nuk kam guxuar ta enderroj kurr.Kjo kontrate beri qe DVD e imja te jeté ne te njejtin raft karshi emrave me te spikatur te muzikes boterore.Sa me ka ndihmuar,vleresojeni vet (qesh).

Duke qenë se kontrata juaj e parë ka përfunduar pasi tirazhi i parë është shitur, keni në plan që të krijoni sërish një kontratë të re?

Eshte qeshtje e labellingut dhe menaxhmentit tim…Ok,po (qesh).Kemi perterire kontraten per editimin e tirazhit te dyte.

Kemi dëgjuar që do të bëni një editim të albumit tuaj në Europë .Sa e vërtetë është kjo dhe çfarë mendoni se do të përfitoni ju nga kjo risi?

Nuk dua te komentoj asgje ne kete pike,para se te ndodhin gjerat. E tera qe guxoj te them eshte se une jam njeriu me i lumtur ne bote.

Dalim ne nje teme me te pergjitheshme,por duke qendruar serish te muzika. Adelina cili është opinioni juaj për këngën që përfaqësoi Shqiperine në Eurovizion?

Perjashtuar cdo ndjenje,cdo sentiment,ishte kenge qe e dija per fituese te Eurosong-ut.Bindjen time e perforcuan dhe komentet e kritikeve franqeze dhe zvicrane qe po i percillja pa ndalur.Kaloja pultin nga nje kanal ne tjetrin dhe sa hère qe paraqitej Shqiperia,komenti ishte i njejti « Oh la la,Shqiperia perseri i futi zjarrin Eurovisionit,Zhuljana Pasha do na beje te shohim Tiranen ne vitin 2011 ». Ju nuk e imagjinoni cfare ndjenje hyjnore eshte. Nje kenge dhe performanse qe u admirua. Zhgenjimi i politikave, kalkulimeve ekonomike,dreqi e di se cfare,i cili ndodhi me fitoren e asaj kenges kot gjermane,nuk ishte vetem imi.

Do dëshironit që të na përfaqësonit ju vitin e ardhshëm?

Kurre,per jeté te jeteve ! Pas ketij edicioni,neveria ime per kete festival ka arritur kulmin.

A do kemi ndonjë hit të ri këtë sezon veror dhe nëse po, çfarë rryme do të jetë kënga?

Ne Ballkan ende nuk e kam promovuar « Urdherin e Ri ILLYRIC ».Nuk do kete kenge tjeter,para se te degjohet dhe konsumohet hiti i fundit.

Cilat janë planet afatshkurtra të Adelina Ismailit?

Koncerte ne Kosove,Mal te Zi,Maqedoni dhe Shqiperi,me ndihmen e Zotit.

Ndonjë duet të Adelinës do të kemi?

Asnje duet nuk kam ne plan.Po degjoj qe eshte duke ardhur nje « ekspanzion » i dueteve kete vere, besoj qe do te mjaftojne edhe pa mua (qesh).

Jeta e Adelinës:

Si fillon dhe si mbaron një ditë e zakonshme për Adelinën?

Zgjimi,kafja,shikoj agjenden,grabis pak kohe per te bere not,pasditja takime ose studio,mbremja ne kinema apo teater,para gjumit lexim (momenatlisht « Pesha e kryqit »-Ismail Kadare),.

Ku i kaloni fundjavat zakonisht?

Duke kenduar.Kur nuk kendoj,ndonje koncert i kengetareve boteror.Eshte fantastike te jesh spektator.(qesh)

Dita më e mirë e javës që ju preferoni ta bëni pushim?

Kurdo qe kam mundesi.

Po, për pushimet verore keni menduar këtë vit?

Ndoshta nga shtatori.Ende asgje konkrete.

Përveç muzikës me çfarë merret tjetër Adelinë Ismaili?

Pregatitjet per te filluar studimet ne Fakultetin Juridik.

Adelina keni dhënë koncerte në shumë vende të botës. Në cilin prej tyre jeni ndjerë super e vlerësuar?

Dy vitet e fundit,absolutisht kudo qe kam patur koncert nuk kam mundur te flas nga 5 deri ne 10 minuta nga duartrokitjet.Tingellon klishe,por nuk kam si ti ndaj.Ndoshta New York,kur pash Aurela Gace-n qe kishte ardhur dhe po kenaqej.

Sa e frekuenton jetën e natës Adelina?

Hm…aspak.Perveq koncerteve,asgje nuk me lidh me jeten e nates.

Adelina me siguri ju keni marrë shumë komplimente nga fansat tuaj. Cili është ai më i veçanti dhe që ju kujtoni më shpesh?

Secili ka peshen e vet,dhe eshte totalisht e pandershme te bej ndarje Guxoj te permend disa raste,kur nje femije 4 vjeqar para hyrjes ne salle operacioni kishte kerkuar te me shihte,nje nga momentet me te trishta ne jeten time,.Nje fans qe ka bere tatoo syrin tim.Klubi i fansave qe parapelqejne te quajne veten « armate » me te cilet ndjehem sikur nje familje.Nuk mund te bej krahasime komplimentesh,posaqerisht kur dikush te perjeton si moter apo idhull.

A keni shumë miq?

Nuk eshte sasia, por kualiteti (qesh).Ne keto kohera personat publik e kane te pamundur te kene shume miq te vertete.Kam miq aq sa duhet dhe falemnderit Zotit per kete gje.Natyrisht qe jane nje e mire e domosdoshme.

Sa e ka ndihmuar aparenca Adelina Ismailin?

Aq sa ka ndihmuar te gjitha kengetaret ne bote prej se femra doli para mikrofonit.Mjaftueshem (qesh).

Përveç kësaj cili është çelësi i suksesit tuaj?

Aftesia per te kenduar cdo stil muzikor,temat réale dhe gershetimi spontan i endrres me realitetin ne paraqitje skenike.

Jeni besimtare dhe cila është motoja që nisni ditën?

Jam besimtare.Diten e nis me lutjen : « Zot me jep fatin ashtu si e kam shpirtin »

Sa kërkuese është ndaj vetes Adelina?

Deri ne ate mase saqe nganjehere subkoshienca ime me deshire do me qellonte me grusht.Cdo dite marr sms nga me te dashurit : « Kenaqu pak ».

Nëse ju bëhen padrejtësi si reagoni?

Dikur kerkoja drejtesine me grushte.Tash padrejtesine e ndeshkoj me suksese.

Besoni ne miqësi?

Jam idéaliste e papermiresueshme.Besoj.

Po tek njerëzit në përgjithësi?

Jo.

Çfarë ju tremb më shumë në jetë?

Nuk me vjen ndermend dicka qe mund te me tremb.

Të qenit e famshme është një bezdisje, apo sadisfaksion për ju?

Fama eshte satisfaksioni me i madh deri ne momentin kur fillojne te bezdisin. Kurre ne jeté nuk do nderrohesha me askend.

Adelina kemi parë që nuk ju pëlqen të bëni ndryshime drastike përsa i përket flokëve tuaja…

Nuk ndjehem si Adeline, ndryshimet drastike ne koke dhe mbi koke me bejne te pasigurt.Kam bere eksperimente te paimagjinueshme,qe faleminderit Zotit kane zgjatur shkurt dhe larg kamerave.

Adelina njiheni për një trup perfekt. Si arrini që t’i ruani këto linja?

Uou faleminderit !Kam mamin qe peshon sa une,bej not dhe vallezim,por edhe nena natyre me zemergjeresi tere familjen na ka « shendoshur » vetem ne « ballkonet » e domosdoshme (qesh)

Mendimi juaj për ndërhyrjet kirurgjikale?

Pas moshes 45 vjeqare,pse jo ?

A përbëjnë problem për Adelinën thashethemet dhe pse?

»Mos shiko cka thote ,shiko kush ta thote ». Kur behen nga individe per shkaqe xhelozie,totalisht te pademshme, madje simpatike. Kur vijne nga sherbime te organizuara atehere shume te rrezikshme. Rrezikojne jetera njerezish, shkaterrojne te miren e pergjithshme, vrasin qelizen e identitetit.

Thashethemi më i keq që keni dëgjuar ndonjëherë për veten tuaj?

Qe kam grushtuar nje politikan.

Po, ai më i miri?

Qe kam grushtuar nje tjeter politikan (qesh)

Cila është motoja që ka Adelina Ismaili?

»Mos me pyet ku po bej dhe cka po bej.Me pyet me ke dhe per ke po bej»

Mesazhi, apo shprehja më domethënëse e një filozofi që ju pëlqen më shumë?

«Kur ndegjoj qe vdes ne bote, Nje njeri i Vendit Tim, Jam ne zemer i piklluar, Vdes nje cope e shpirtit tim» -Ibrahim Rugova./yllpress/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here