Humoristi i njohur shqiptar, Sevdai Radogoshi së fundmi ka folur edhe për këngëtaret e estradës.

Madje ai pa pikë problemi ka përmendur edhe emra me të cilët dikur ka bashkëpunuar, por që sipas tij në muzikë nuk ia thonë aq mirë.

Bëhet fjalë pikërisht për Adelina Ismailin dhe Bleona Qeretin, ku sipas tij për dallim nga muzika, dy këngëtaret në aktrim janë shumë mirë.

“Kur e kam thirr Adelinën me lujt u kanë e re edhe m’thojke, axha Sevdai unë nuk di me lujt: Unë i thojsha, jo zemra jem ti me këndu nuk din se me lujt din shumë mirë. Ashtu i kam thanë edhe Bleona Qerretit”, tha Radogoshi në emisionin “Gjesi”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here