Është përfolur mjaft jeta e saj private, ndonëse edhe kënga “Ti mos u kthe” thuhet se i dedikohet ish- të dashurit të saj, Lorik Canës.

Mirëpo këtë Adelina e mohon, duke thënë se ende nuk e ka takuar princin e ëndrrave të saj.

“Ju them të vërtetën se nuk jam e dashuruar, akoma nuk kam takuar djaloshin e ëndrrave të mia. Këngën “Ti mos u kthe” nuk ia kam kushtuar askujt, ka thënë ajo për “Zëri”. Adelina vazhdon të jetë pjesëmarrëse në festivalin “Kënga Magjike”, në të cilin po paraqitet mjaft bukur.

Shpresojmë që në këtë eveniment ajo të kurorëzohet me ndonjë çmim, edhe pse thotë se çmimet nuk janë të rëndësishme për të. “Për mua gjithnjë primare ka qenë pjesëmarrja në festival, kam dashur që për herë të parë në ‘Kënga Magjike’ të paraqitem sa më bukur dhe besoj se po ia arrij”, shton ajo.

Adelina tani do të nisë përgatitjet për paraqitjen e saj në programet e Vitit të Ri dhe shpreson që karriera e saj muzikore t’i sjellë suksese të mëdha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here