Adelina Ismajli duket se është si vera, sa më shumë vite kalojnë, aq më e mirë bëhet. Dhe me rastin e ditëlindjes së saj të 32-të, më 14 dhjetor këngëtarja ka marrë një dhuratë shumë të mirë nga fansat, një vlerësim si “Këngëtarja me seksi e vitit 2011”.

Emisioni “Prive” i “Klan Kosova” ka bërë një sondazh këto ditë në publik, rezultatet e të cilit kanë renditur të parën si këngëtaren më seksi të vitit 2011 pikërisht Adelina Ismailin. Në këtë sondazh janë përfshirë të gjitha këngëtaret femra nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Adelina kryeson me një diferencë të lartë pikësh para Genta Ismajlit, kurse afër me votime i qëndron e motra, Zanfina, derisa këngëtaret e tjera të njohura, Nora Istrefi, Elvana Gjata, Zajmina Vasjari, Dafina Zeqiri e Çiljeta Xhilaga janë shumë larg sa i përket numrit të votave.(Femina.al)

Ky çmim është si një lloj dhurate nga fansat e saj në 32-vjetorin e lindjes. Por kjo nuk ishte dhurata e vetme e bërë nga fansat. Pikërisht në ditën e lindjes së saj, ata kishin realizuar një videoincizim, ku shfaqeshin një nga një duke i uruar ditëlindjen nga Lugina e Preshevës, Maqedonia, Kosova, Shqipëria e diaspora.

Në një intervistë për medien zvicerane, Adelina ka rrëfyer planet e saj për realizimin e disa projekteve të reja muzikore në Evropë, pas këngës dhe klipit “I love you more”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here