Këngëtarja nga Prishtina, Adelina Emini, e cila fitoi ditë më parë dy çmime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Zhurma Awards, ka deklaruar se përkundër sukseseve, ajo nuk është duke e menduar të ndalet.

Krijuesja e hitit “Në Përvjetor” fitoi dy çmime në Zhurma Awards për projektet e saj të kaluara, por sipas saj ato vetëm se e motivojnë që të punojë më shumë dhe që të jetë sa më pranë zemrave të njerëzve në projektet e radhës.

E veshur me një fustan ngjyrë të zezë qe shfaq linjat trupore perfide të saj, Adelina ishte një prej yjeve që shkëlqeu në Zhurma Awards.

“Njerëzit kanë filluar të bëjnë dallime esenciale në aspektin e cilësisë në muzikë. Kjo më bën të ndihem e lumtur, pasi kam marrë kritika të mira për paraqitjet e fundit dhe sidomos për këngën “Në Përvjetor”, që tashmë i ka tejkaluar pritjet e mia dhe edhe po të mos fitoj ndonjë çmim në Kënga Magjike, ndihem tashmë një fituese e madhe nga ky festival, publiku më bën të ndihem e tillë”, është shprehur Adelina për Telegrafin.

Kënga “Në Përvjetor” me tekst të Big Bastës dhe me orkestrim të Darko Dimitrov konsiderohet një prej favoritëve për ta fituar çmimin e madh në Kënga Magjike.

Vlen të përmendet po ashtu se kënga ka arritur të zë vendin e parë në top listën e radio Plus./telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here