Në programin “Pro Shqip” në Top Kosova Radio, këtë herë është rrëfyer këngëtarja e hitit “Tipsy”.

Në fakt, ashtu ka qenë edhe biseda, por Adelina Emini ka treguar edhe për një baladë e cila ndodhet në albumin e saj që është në finalizim dhe mësuam se do të ketë edhe një video. Ndërsa për herë të parë ajo në program lansoi këngën e re “Summer time”.

Kur e pyetëm për lajmet rozë, ajo nuk i pëlqen dhe nuk do të donte kurrë që të ishte pjesë e tyre për të marrë famë.

Ndërsa këngëtarja tregoi se një ditë e ka provuar fustanin e nusërisë për qejf dhe dukej, siç tha ajo, “nuse shumë e bukur”.

Ndërsa për kaçurrelat e saj origjinale në disa emra këngëtaresh, në një lojë pyetjesh, Adelina ka thënë se do të donte t’ia huazonte shumë Lorit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here