Adelina Emini këto ditë është duke iu përkushtuar maksimalisht muzikës. Këngëtarja ka bërë të ditur për Telegrafi se i është përveshur punës në mënyrë intensive. Adelina është duke bashkëpunuar me producentin Genc Prelvukaj për albumin e saj të parë.

Përveç kësaj Adelina ka treguar se është duke u përgatitur rreth këngës së saj më të re në bashkëpunim me Genc Prelvukaj, për të cilën ende nuk ka vendosur se kur dhe ku do ta realizojë videoklipin.

“Jam duke punuar projektin e radhës që do të jetë albumi me producentin ekzekutiv Genc Prelvukaj, si dhe realizimin e spotit te këngës që për momentin kemi 3 opsione dhe së shpejti do të vendosim cilës do t’ia realizojmë klipin. Po e zbuloj bashkëpunimin me Genc Prelvukaj ndërsa detajet tjera do të kuptohen kur të editohet albumi”, ka thënë Adelina për Telegrafi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here