Adelina dhe Shpati në krahët e njëri-tjetrit Qysh prej kohës kur Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj ishin në një lidhje, shoqja më e mirë e çiftit ishte Adelina Tahiri.

Pasi çifti u nda, Afërdita dhe Adelina prishën shoqërinë e tyre, kështu duke humbur kontaktet edhe me Shpat Kasapin, shkruan lajmi.net.

Fotografi i gazetës Panorama, i ka zënë “mat” Shpatin dhe Adelinën duke u përqafuar në rrugët e Tiranës.

Me sa duket ata i kishte marrë malli për shoqërinë e vjetër dhe po çmalleshin në mes të rrugës.

Adelina Tahiri aktualisht po qëndron në Tiranë pasi është bërë pjesë e spektaklit “Your Face Sounds Familiar”, ndërsa Shpati ishte në Tiranë për një mbrëmje muzikore.

Adelina dhe Shpati në krahët e njëri-tjetrit

Adelina dhe Shpati në krahët e njëri-tjetrit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here