Këngëtarja e cila gjithmonë befason fansat dhe publikun shqiptar padyshim është Adelina Ismaili, e cilësuar si diva e muzikës së lehtë shqiptare dhe këngëtare e cila dominon gjithmonë skenën.

Ajo e cila para vetëm dy viteve konsiderohej si një yll që kishte përfunduar karrierën duke prekur majat e show bizit shqiptar dhe duke kaluar nëpër sfida që çdokush i konsideronte të pakalueshme, këtë kohë është duke mbajtur një turne me koncerte në diskoteka zvicerane së bashku me Mr P!nk, një ndër DJ më të njohur zviceran me të cilin realizoi edhe projektin e parë shqiptaro-zviceran.

Aty ku koncerte realizojnë yjet e njohura botërore, aty është gjendur edhe Adelina. E para shqiptare që shkel skenën e njëjtë si Jay Z apo Ciara.

Por ajo që është më interesante tek Adelina, janë linjat trupore të këngëtares të cilat nuk kanë ndryshuar asnjëherë deri më tani. Adelina ka trup sirene me linja që ekzalton botën mashkullore. Në këtë moshë që ka, shohim pa fund këngëtare që ‘zhduken” me muaj, për t’u rikthyer para publikut me foto ku qartë shihen ndërhyrjet e kirurgjisë estetike.

Po si qëndron Adelina në këtë pikë, ajo përgjigjet. “Atë pikë ju e shihni çdo ditë nga interneti ku çdo 24 orë publikohet një foto e imja. Edhe po të doja nuk kam kohë si Adelinë e cila ka më së paku 2 koncerte në muaj, album në përgatitje, videoklipe, intervista, udhëtime, fotosesione dhe shumë komponime, tekste e orkestrime për të bërë. Preferoj të folet, të thurrin këngë, klipe tekste dhe çfarë të duan për anatominë time ata që kalojnë tërë kohën duke më studiuar”, nën një buzëqeshje ka theksuar këngëtarja.

Filloi realizimin e “ëndrrës më të madhe”

E teksa ajo shijon suksesin e arritur vetëm për një vit e të cilin e do çdo artist ballkanas e besa dhe më gjërë, gjykuar nga reagimi i komentuesve të shumtë në internet, shqiptarët po mburren që një artiste e jona sfidon përkrah yjeve botërore, fillimisht duke realizuar koncerte në diskoteka zvicerane ku gjithashtu aty ftohen dhe yje të njohur si 50 Cent, Snoop Dog, Ciara, Rihanna etj.

Se çka do të na sjell Adelina, mbetet prapë mister. “Nuk e kam ndërmend të zbuloj asgjë për një arsye të thjeshtë: Nuk po punoj të më vejnë notën, po punoj ekskluzivisht për vete”, ka theksuar këngëtarja në një prononcim në fillim të këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here