Suplementi SH2 i gazetës Shekulli ka përpiluar një listë me dhjetë artistët të cilët konsiderohen se kanë ndikim më të madh në Shqipëri.

Listës me titullin “Dhjetë artistët më me influencë në Shqipëri” i prin diva e muzikës kosovare, Adelina Ismaili, që sipas përshkrimit është “kopjuar nga të gjithë, me provokimet dhe tendencat e saj për t’i sjellë publikut shqiptar atë çka gjithmonë është dukur si e paarritshme”, ndërkohë që “gjithmonë suksesi i një këngëtareje të re peshohet me suksesin e Adelinës”.

Në listë është përfshirë edhe reperi nga “Tingulli i 3nt”, Getoar Selimi, i cili konsiderohet si njëri prej krijuesve më të mirë dhe më të suksesshëm të hip-hopit shqiptar. Ai po ashtu shërben si shtytës për shumë artistë, të cilët dëshirojnë të “merren më seriozisht” nga publiku dhe që kërkojnë një rikthim në karrierën muzikore apo të thyejnë pak monotoninë e ritmeve të tyre.

Çifti i njohur kosovar, Armendi dhe Aida, janë po ashtu pjesë e kësaj liste duke qenë se “të gjithë në Kosovë e dinë, se kur duan të realizojnë një këngë me tekst dhe muzikë perfekte, duhet të drejtohen tek Armendi dhe Aida”, duke qenë se ata vazhdojnë të mbeten kreativë dhe profesionalë në të dyja anët e kufirit.

Ndërkohë, listën prej dhjetë artistëve më me ndikim në Shqipëri e plotësojnë: Flori Mumajesi, Ardit Gjebrea, Besa Kokëdhima, Aurela Gaçe, Elvana Gjata, Fadil Berisha dhe dyshja Edmond Zhulali & Adrian Hila.

1 Koment

  1. aman e keni ndritur tani me 10 artistet me te mire. Turp. Po Adelina pervecse eshte nje ordinere dhe striptiste nuk eshte gje tjeter..Po Geti,c’ne? Besaaaaa turp. Zhulali e Hila,jane me kotet ne shqiperi. Ku ehste Irma,Greta,Sandri,Redoni,Eranda,etj…. Turp

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here