Adelina Berisha gjatë një interviste për Telegrafi.com ka treguar se zemrën e saj nuk e ‘dhuron’ lehtë, edhe pse thotë se fati është i fshehtë dhe “kurrë nuk i dihet”.

“Hmmm, është e vërtetë që zemrën se jap (dhuroj) lehtë… unë shpresoj të kem fat në qëllimet e mia të jetës. Mirëpo, fati është i fshehtë dhe kurrë nuk i dihet, por një gjë e di, që kam shumë ëndrra të mira të cilat shpresoj t’i realizoj”, ka thënë Adelina.

E pyetur se a i ka rrëmbyer dikush zemrën ose shpirtin asaj, këngëtarja përgjigjet se gjërat personale i mban vetëm për vete.

“Gjërat personale i ruaj me xhelozi, kështu që, le të mbetët sekret, sepse nuk thuhet kot, sekretet nuk tregohen, se, pastaj nuk janë më sekrete”, ka shtuar Adelina.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here