Ka ardhur dhe videoklipi i paralajmëruar nga këngëtarja kosovare Adelina Berisha. Kënga mban titullin “Ti je ai”, ndërsa klipi është xhiruar nga produksioni nga Tirana “Max Production”.

Adelina vjen mjaft me stil këtë herë, dhe shumë seksi, ku për styling e saj është kujdesur stilistja Lia Stublla, ndërsa muzika e kësaj këngë ritmike është krijuar nga Zzap & Chriss.

Vajza vjen si një Madona, ku ajo është mbreteresha e gjithë minutazhit të klipit. Klipi sapo ka dalë në youtube dhe po shikohet me një ritëm të shpejtë, gjë që tregon se do të jetë një hit i këtij dimri të ftohtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here