Ka kaluar disa ditë në burg dhe këtë gjë e ka bërë me dëshirën e saj. Këngëtarja Adelina Berisha së shpejti nxjerr klipin e saj më të ri, skenat e të cilit janë xhiruar në një burg në Shkup.

Për të gjitha prapaskenat e klipit, vështirësive etj ajo rrëfehet në një intervistë për Bluetooth ku nuk lë pa treguar edhe lidhjen e fortë që ka me Stinen.

Me tregoni pak per klipin tuaj të ri? Di që është xhiruar në burg, është e vërtetë?
Po, informacioni që keni është i saktë. Kënga është xhiruar në një burg të Shkupit. Klipi është realizuar nga produksioni Asha në Prishtinë. Nëpërmjet klipit doja të paraqisja një femër gangstere e ku mund ta bëja më mirë këtë gjë sesa në një burg. Në klip unë kam aktruar shumë duke u përpjekur të jap sa më shumë imazhin e kërkuar nga producentët e klipit.
Si ju lindi idea per te xhiruar në burg?
Në të vërtetë nuk ka qenë aspak ideja ime, idea ishte e producentëve dhe unë thjesht ndoqa këshillat e t yre.
A e patët të vështirë të xhironit mes të burgosurve?
Absolutisht jo. Të burgosurit janë njerëz si gjithë të tjerët, çfarë vështirësish do të hasnim. Përveç lodhjes nuk ka pasur asnjë vështirësi tjetër, gjithçka u realizua në mënyrë të përsosur.
Ju bashkëpunoni shpesh me Stinen, përse?
Ai është një nga producentët më të talentuar shqiptarë, nëpërmjet krijimeve të tij unë kam mundur të krijoj një identitet si këngëtare, nëpërmjet këngëve të tij unë kam arritur të përcjell energji pozitive te publiku.
Jeni përfolur edhe për një lidhje romantike me të, është e vërtetë?
Me Stinen jemi shokë të mirë dhe këtu përfundon historia.
Sa shokë të mirë jeni?
Shumë të mirë. Me Stinen kemi qenë gjithmonë shokë të mirë dhe uroj të mbetemi të tillë gjithmonë. Ai është personi me të cilin mund të flas gjithçka dhe ka një qetësi që të ndryshon gjithmonë gjendjen shpirtërore pozitivisht.

A ka ndikuar Stine në suksesin tënd?
Mund të them pa frikë që Stine më bëri të njohur në Shqipëri. Me kaq pak producentë sa ka në muzikë është shumë e vështirë të gjesh një bashkëpunëtor kaq të suksesshëm falë të cilit një këngëtare përjeton sukses personal. Stine ka ndikuar jashtëzakonisht në suksesin tim, mund të them që është çelësi i suksesit.
Ju bezdisin thasthehemet për jetën tuaj romantike?
Aspak. Përderisa njerëzit flasin, do të thotë që ka lëvizje, që ke bërë diçka e për këtë arsye përflitesh. Mua nuk më shqetësojnë aspak thashethemet madje më motivojnë për të punuar akoma më shumë.
Cili ka qenë thashthemi më i keq që keni dëgjuar për veten?
Janë kaq shumë sa tani as nuk e mbaj mend cili mund të jetë më i keqi mes tyre.
Ju përse keni dashur të bëheni këngëtare?
Ka qenë një pasion i hershëm. Unë kam filluar të këndoj në aktivitete të ndryshme dhe festivale që në moshën 4 vjeçare. Prindërit më kanë mbështetur gjithmonë e sot gjej rastin ti falenderoj shumë. Pra, muzika te unë nuk ka qenë si një kapriçio e adoleshencës për të qenë e famshme, unë pa muzikë nuk jetoj dot.
E shikoni këngën si profesionin që do të bëni gjithë jetën?
Siç të thashë më lart, unë muzikën e kam pasion dhe pasioni për të nuk ka për tu më venitur kurrë. Për momentin po e shijoj si pasion dhe nuk e konsideroj pasion. Unë punoj në televizionin e prindërve të mi dhe po kontribuoj me muzikën aq sa mundem.
A është e thjeshtë për një këngëtare të menaxhoje si duhet famën?
Nëse nuk e menaxhon si duhet një këngëtare sa shpejt bëhet e famshme po aq e humbet emrin që vë. Ndaj duhet të tregohesh shumë e kujdesshme për ta menaxhuar si duhet. Duhet të jesh e pranishme për publikun me koncerte por edhe në media në mënyrë që të mos humbasësh emrin.
Po ju vetë menaxhoheni?
Jo, për fat të mirë për karrierën time kujdeset mamaja ime e cila falë përvojës jetësore di të më japë drejtimin e duhur. Pa të me siguri do të kisha gabuar diku. Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here