Adelina Berisha shkëput kontratën me ‘On Records’Këngëtarja Adelina Berisha e cila kohëve të fundit është bërë pjesë e labeli ‘On Records’ së bashku me labelin në fjalë kanë marrë një hap sa i përket bashkëpunimit të tyre.

I kontaktuar nga Indeksonline, menaxheri i këtij labeli ka konfirmuar se ata janë ndarë në formë miqësore kurse ndarja në formë zyrtare bëhet ditë më vonë.
“Po, në mënyrë shumë miqësore, Adelina dhe ne si label kemi ndërprerë bashkëpunimin edhe ndarja ka qenë formë shumë miqësore” ka thënë Mehmeti.

I pyetur për arsyejën e shkëputjes së kontratës, menaxheri i ‘On Records’ ka theksuar se nuk ka ndonjë arsye të veçantë thjesht është bërë për shkak të interesave të të dy palëve.
Në ‘On Records’ nuk do të ketë emra të rinj dhe do vazhdohet që të vijnë projektet e planifikuara të anëtarëve të grupit.

Adelina sa ishte pjesë e ‘On Records’ ka sjellë disa këngë solo dhe bashkëpunime që janë shëndrruar në hite dhe ka pasur një numër të madh të mbrëmjeve muzikore./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here